E Enjte, 5 Nëntor 2026

RUSI – Putin: Do të rrisim bashkëpunimin në sektorin e energjisë me Uzbekistanin

MOSKË, 27 maj /ATSH-DPA/- Rusia do të rrisë bashkëpunimin në sektorin e energjisë me Uzbekistanin duke ndërtuar një gazsjellës dhe disa centrale bërthamore në vend, njoftoi sot presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një vizite shtetërore në Tashkent.

“Sektori i energjisë është një drejtim strategjik”, tha Putin.

Ndërtimi i gazsjellësit synon të rrisë eksportet e gazit rus në 11 miliardë metra kub në vit krahasuar me vitin e ardhshëm me 2,8 miliardë metra kub.

Ndërsa Uzbekistani ka rezervat e veta të mëdha të gazit, pajisjet e nxjerrjes dhe shpërndarjes janë të vjetruara, me rezultat që kërkesa aktualisht tejkalon ofertën.

Moska dhe Tashkenti kanë planifikuar gjithashtu të bashkëpunojnë për ndërtimin e centraleve të vogla bërthamore në vend.

Uzbekistani konsiderohet një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev tha se marrëveshja për ndërtimin e disa centraleve të tilla do të nënshkruhej gjatë vizitës së Putinit.

Plani do të përfshijë gjashtë reaktorë 55 megavat.

Në vitin 2018, të dy vendet ranë dakord për ndërtimin e një central bërthamor 2,4 gigavat, por fillimi i ndërtimit është vonuar. Sipas raportimeve, ky projekt, tani pritet të përshpejtohet.

Putini iu referua perspektivave të mira për bashkëpunim në ndërtimin e centraleve. Sipas informacionit të publikuar, specialistët rusë do të ndërtojnë dy centrale në liqenet e Uzbekistanit.

“Siguria energjetike e Uzbekistanit do të sigurohet me ndihmën e Rusisë”, tha Putin.

Kjo është vizita e tretë e Putinit jashtë vendit që nga fillimi i mandatit së tij të pestë në detyrë në fillim të këtij muaji.

Ai ka vizituar gjithashtu Kinën dhe Bjellorusinë. Vizita në Uzbekistan konsiderohet si një dëshmi e përpjekjeve të tij për të rritur ndikimin rus atje.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›