E Shtunë, 31 Tetor 2026

Racizmi grek, Topi i telefonon Ivanovit: Rast i izoluar

Me kërkesë të Presidentit Gjorgje Ivanov, Presidenti Topi zhvilloi dje një bisedë telefonike me homologun e Republikës së Maqedonisë. Gjatë bisedës, Presidenti Ivanov shprehu shqetësimin për situatën e krijuar nga sjellja e disa ushtarëve grekë ditët e fundit ndaj vendeve fqinje. Presidenti Topi i bëri të dituar Presidentit Ivanov se e vlerëson si një ngjarje të izoluar, e cila nuk prek kurrsesi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe e konsideron atë si një çështje të tejkaluar, i bindur se marrëdhëniet mes vendeve tona po zhvillohen gjithnjë e më mirë në funksion të interesave të përbashkëta. Presidenti Topi ka vlerësuar ndjesën e autoriteteve greke për ngjarjen, duke ndarë sjelljen e disa individëve nga sjellja institucionale. Presidenti Topi vlerëson se marrëdhëniet në rajonin ballkanik nuk duhet të influencohen nga ngjarje të izoluara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›