E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu temë e bisedimeve

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Petar Miletiq, ka thënë për gazetën “Danas” se veriu i Kosovës duhet të jetë temë e bisedimeve dhe se nuk duhet marrë shumë parasysh kërkesat e opozitës kosovare, sepse ajo ka qenë edhe kundër dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit.

Miletiqi konsideron se bisedimet teknike duhet të vazhdojnë në Bruksel sapo të përcaktohet ekipi, apo negociatori i ri i Beogradit, ndërsa varësisht nga temat, bisedimet duhet të ngrihen edhe në nivelin politik.

Si temë politike numër një, Miletiqi e përmend veriun e Kosovës.

Ai thotë se SLS prej fillimit të dialogut ka kërkuar që të jetë në ekipin negociues, sepse nuk do të lejonte, siç thotë ai, të ndodhin gabimet çfarë ekzistojnë në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›