Gratë rrahin burrat, një fenomen shqetësues
Në Shqipëri tashmë është një fenomen, dhuna ndaj grave. Madje nuk janë të paktat shoqatat që kanë ngritur zërin për të parandaluar këtë fenomen. Por ka një fenomen tjetër që për dikë është për të qeshur e dikë e vë në mendime. Në Gjykatën e Tiranës janë tre procese ku gratë jo nuk janë dhunuar por janë ato autore që kanë dhunuar burrat. Për këtë arsye këta të fundit kanë bërë kallëzim në polici duke kërkuar lëshimin e një urdhër mbrojtje që gratë e tyre mos të kenë mundësi ti afrohen. Avokati Idajet Beqiri në një intervistë për “Ora News” pohon se ka raste ku burrat dhunohen nga gratë por në një numër të vogël.
Ndër të tjera ai ka pohuar se pikërisht me këto raste edhe është abuzuar ku nga një bashkëshort kërkohet urdhër mbrojtje për të marrë një pronë apo edhe shtëpinë ku ata e kanë ndarë bashkë.
Ndërkohë në një vendim të Gjykatës së Tiranës ku i është lëshuar urdhër mbrojtje një burri, thuhet se gruaja urdhërohet te mos kryeje veper te dhunes ne familje , te mos kercenoje te mos cenoje, ngacmoje apo te kontaktoje me bashkëshortin dhe te mos i afrohet pertej nje distance prej 10 m . Gjithashtu edhe te mos i afrohet baneses ku aktualisht banon bashkëshorti i saj.