Aksident në Gjirokastër, vdes 20-vjeçarja
Një 20-vjeçare ka humbur jetën ne një aksident, ne Haskove te Gjirokastrës. Aldona Bylikbashi nga Libohova po udhëtonte me te shoqin, me një mjet tip "benz". Për shkak te pakujdesisë, makina ka dale nga rruga dhe ka përfunduar ne një kanal. Goditja ka rezultuar fatale për gruan qe ka vdekur ne vend, ndërsa shoferi, Fatjon Bylikbashi mësohet se është plagosur, por pa rrezik për jetën. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është bere shpejtësia e madhe.
Shpërndaje