E Shtunë, 31 Tetor 2026

Associated Press nuk rrit tarifat e sherbimeve

Agjencia amerikane e shtypit Associated Press (AP) njoftoi heqjen e rritjes se cmimeve te parashikuara per vitin 2009 dhe do te rishikonte gamen e tarifave si kunderpergjigje ndaj shprehjeve kundershtuese te medias amerikane. AP-ja, shoqate e mediave te pavarura, selia e te ciles ndodhet ne Nju Jork beri te ditur dje ne nje komunikate se keshilli administrativ miratoi dje nje moratorium lidhur me rritjen e tarifave qe do te preknin afro 10 per qind te gazetave, anetare te shoqates, vitin e ardhshem. Ajo beri te ditur se do te perfundonte nje studim mbi politiken e cmimeve dhe drejtimin e agjencise, nderkohe qe ne mesin e vitit 2009 do te rishikonte strukturen e kuotizacionit te anetareve te saj. Agjencia beri te ditur se ajo do t'u ofronte te gjitha gazetave anetare te shoqates te drejten e plote per te gjithe permbajtjen e AP-se, pa rritje te cmimit.

AP-ja qe perfshin 1 500 gazeta te perditshme amerikane eshte kritikuar nga disa anetare te shoqates lidhur me rritjen e tarifave te abonimit per vitin 2009 dhe vendimin per ndryshimin e tarifave duke ofruar nje sherbim baze dhe nje sherbim ''game e larte'' me i shtrenjte.

Te perditshmet amerikane jane perballur qe prej disa vitesh me renien e numrit te lexuesve dhe te ardhurave publicitare per shkak te medias ne internet, nderkohe qe shume gazeta kane rrezikuar per t'i dhene fund abonimit ne AP, per shkak te tarifave. AP-ja njoftoi dje gjithashtu se do te reduktonte kuotizacionet e gazetave amerikane, pjesetare te fondit prej nente milione dollaresh per vitin e ardhshem. ''E kuptojme veshtiresine e gazetave anetare dhe jemi perpjekur per t'iu pergjigjur shqetesimeve te tyre. Per shkak te renies se ekonomise kemi arritur ne nje pike, ku nuk mjafton me te shqyrtojme problemin e tarifave, por si negocion AP-ja me anetaret dhe klientet e saj'', tha presidenti i AP-se, Tom Cuerly. AP-ja eshte nje nga tre agjencite me te medha boterore te informacionit se bashku me Reuters-in dhe AFP-ne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›