Zyrtare BE vote unanime per heqjen e vizave- vleresohen reformat e qeverise Berisha

UPDATE- Kryeministri Berisha Sot dite historike BE shperbleu perpjekjet historike te shqiptareve per liri
- Komisionerja Malmstrom Vizat merite e reformave- qytetaret te respektojne rregullat
- Vendimi per heqjen e vizave ne Tirane nisin festimet
- Tanja Fajo Ska me rralle neper ambasada
Bashkimi Evropian miratoi sot ne mesdite liberalizimin e vizave me Shqiperine. Te mbledhur ne Bruksel ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise te bllokut 27 anetaresh shqyrtuan per 2 ore me radhe draft propozimin e Parlamentit Evropian per hyrjen ne zonen Schengen te Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines. Ne takimin qe filloi ne Bruksel sot ne oren 11.30 ministrat votuan unanimisht pro vendimit te shumepritur per Shqiperine dhe shqiptaret. Ne baze te rregullave vendimi hyn ne fuqi 20 dite pasi botohet ne fletoren zyrtare cka do te thote se shqiptaret duke filluar nga mesi u muajit dhjetor te ketij viti duke pasur vetem nje pasaporte biometrike do te mund te udhetojne drejt shteteve te Bashkimit Evropian. Liria me viza do te jete per 3 muaj me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones Schengen perjashto ketu Britanine e Madhe dhe Irlanden.
Komisionerja Malmstrom Vizat merite e reformave- qytetaret te respektojne rregullat
Komisionerja Evropiane per Ceshtjet e Brendshme Sesilja Malmstrom deklaron se vendimi per liberalizimin e vizave shenon nje dite historike per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Ne nje konference per shtyp pas mbledhjes se Keshilli te Ministrave te Brendshem dhe Drejtesise komisionerja Malmstrom tha se heqja e vizave u be e mundur fale reformave dhe angazhimi solemn te qeverise shqiptare. Qytetaret e ketyre dy vendeve shpejt do te mund te udhetojne me nje pasaporte biometrike pa viza ne vendet e BE-se qe jane pjesetare te politikes se perbashket te vizave dhe ato qe jane ne zonen Schengen. Per Shqiperine dhe Bosnjen kemi konkluduar qe heqja e vizave do te jete nje sukses. Eumlshte vertet nje dite historike per te dyja vendet. Kjo do te ndihmoje popujt e te dy vendeve qe te udhetojne pa vize dhe kjo eshte nje menyre per te ndihmuar njerezit qe te mos humbin kontaktet mes tyre. Ata do te kene mundesi te udhetojne te lire- tha Malmstrom. Sipas saj komisioni ka kerkuar nje proces monitorues qe synon te parandaloje rreziqet per abuzimin dhe keqperdorimin e procedurave te kerkimit te strehimit. Eumlshte me rendesi shume te madhe qe Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina te vazhdojne te intensifikojne fushaten informative per tu shpjeguar sic duhet qytetareve te tyre kuptimin e udhetimit te shkurter pa viza. Me heqjen e regjimit te vizave eshte nje pergjegjesi per te dyja vendet do te monitorojne qe te mos kete abuzime. Megjithate do te bashkepunojme ne partneritet me te gjitha vendet e ballkanit. Te dy ministrat e Brendshem ishin te dy sot ketu dhe ne i garantuam ata qe do te bejme te pamunduren per permbylljen me sukses te procesit. Shqiperia dhe Bosnja kane zhvilluar nje fushate informimi per parandalimin e eksodeve te azilkerkuesve. Eumlshte bere nje pune e mire- deklaroi me tej komisionerja e Drejtesise ne Bashkimin Evropian Malmstrom.
Kryeministri Berisha BE shperbleu perpjekjet historike te shqiptareve per liri/Kryeministri Sali Berisha pershendeti pak minuta me pare vendimin e ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise te Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave per Shqiperine duke e cilesuar kete vendim si mjaft historik per shqiptaret. Sipas kryeministrit ky vendim unanim i zyrtareve te Brukselit ploteson enderren me te bukur te te rinjve dhe qytetareve shqiptare ne perpjepjet e tyre per liri dhe dinjitet. Sot qeverite e vendeve anetare te BE-se dhane vendimin perfundimtar qe shqiptaret te levizin te lire ne BE. Vendimi i sotem shenon endrren me te bukur te te rinjve shqiptare arritjen me te madhe per lirine dhe dinjitetin tyre pas renies se perdes se hekurt- u shpreh Berisha. Shefi i qeverise tha se vendimi i ministrave te BE-se vjen si nje mesazh mjaft miqesor per shqiptaret ne prag te 100 vjetorit te pavaresise. Qytetaret shqiptare nuk do te jene me te ndare nga njerezit e tyre te aferm. Ky vendim eshte para se gjithash nje vendim besimi ndaj ketij vendi ndaj shqiptareve- tha kryeministri. Berisha vuri ne dukje se vendimi i Brukseli erdhi pas reformave te ndermarra nga qeveria dhe mazhoranca. Shpreh mirenjohjen time me te thelle ndaj te gjithe shqiptareve qe kontribuan me perkushtimin e tyre ne reformat e medha pa te cilat ky vendim nuk mund te jepej sot- shtoi Berisha.
Vendimi per heqjen e vizave ne Tirane nisin festimet/ Menjehere pas miratimit ne Bruksel te vendimit per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine ne kryeqytet kane nisur festimet. Qytetaret kane krijuar nje atmosfere festive dhe entuziaste ne bulevardin Deshmoret e Kombit ndersa orkestra frymore e ushtrise parakaloi pergjate bulevardit qendror te kryeqytetit duke interpretuar pjese te repertorit festiv. Nderkaq automjete me flamuj e parulla kane mbushur rruget per te festuar vendimin per heqjen e vizave. Ky vendim i marre mesditen e sotme ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se pritet te hyje ne fuqi ne mes te dhjetorit prej nga ku do te nise dhe levizja e lire per qytetaret shqiptare ne hapesiren Schengen.
Tanja Fajo Ska me radhe neper ambasada/ Eurodeputetja dhe nje nga lobueset me te fuqishme per te fuqishme per heqjen e vizave te Shqiperise Tanja Fajon vleresoi sot vendimin e BE duke theksuar se sot eshte nje dite e madhe per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes. Shqiperia dhe Bosnja i permbushen te gjitha kriteret per liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi kete ne shtator dhe Paralementi Evropian u pajtua me vendimin. Ne i dhame fund radheve te gjata para konsullatave dhe i rrezuam muret qe ndanin familjet dhe miqte. Pergjegjesia tani bie me te gjitha palet. Disa nga vendet e BE-se ende kane frike nga fluksi masiv i azlikerkuesve dhe banoreve ilegale- por frika nuk eshte justifikuar Njerezit qe deshironin te linin vendin tashme e kane bere ate dhe ne dime se kriminelet nuk kane kufij vizat nuk jane kercenim per ta- ka deklaruar europarlamentarja Tanja Fajon.
Historiku i nje procesi te gjate dhe te veshtire reformash kushtesh e kriteresh te realizuara ne kohe rekord nga mazhoranca e kryeministrit Sali Berisha/ Me 1 janar te 2008-s Marreveshja e Lehtesimit te Regjimit te Vizave hyri ne fuqi me pese vendet e Ballkanit Perendimor Shqiperia Bosnje-Hercegovina ish Republika Jugosllave e Maqedonise Mali i Zi dhe Serbia - si hapi i pare konkret drejt perjashtimit te vizave per shtetasit e tyre. Me secilin nga keto vende nisi nje dialog per liberalizimin e vizave i cili u hap ne vitin 2008 dhe u percaktua udherrefyesi si dokument themeltar per tu permbushur. Qasja e vendimit per levizje te lire dhe pa viza ne zonen Schengen eshte e bazuar mbi progresin e bere nga vendet e interesuara ne zbatimin e reformave te medha ne fusha te tilla si forcimi i shtetit te se drejtes lufta kunder krimit te organizuar korrupsionit dhe migracionit te paligjshem si dhe permiresimi i kapaciteteve te tyre administrative ne kontrollin kufitar dhe sigurine e dokumenteve. Ish Republika Jugosllave e Maqedonise IRJM Mal te Zi dhe Serbia iu bashkuan regjimit pa viza me 19 dhjetor 2009-te ndersa u la jashte kesaj vazoje Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina. Por sot u be balancimi BE faktoi se nuk eshte duke luajtur nje politike me dy standarde ne rajonin e Ballkanit por se cdo proces bazohet ne baze te merites. Ne kete sens Shqiperia nuk perfitoi nje vit me pare nga heqja e vizave per shkak te disa kritereve teknike por qe te cilat u permbyllen ne nje kohe rekord prej me shpejt se nje viti. Nga sot qytetaret shqiptare mbare kombi ne teresi rifitoi dinjitetin evropian ate dinjitet per te cilin luftuan dhe u martirizuan qindra e mijera te rinj dhe te reja ne sakrificat e tyre per liri dhe demokraci.
...