Radhë të pakënaqurish për pasaportat biometrike
Pasaportat biometrike janë shndërruar në mundimin e radhës për qindra emigrantë dhe të interesuar të tjerë në këto ditë të nxehta vere. Por, ndërsa kanë ardhur për të shijuar disa ditë pushimi në atdhe, të mërguarit kanë shpejtuar që të kryejnë punë edhe me pasaportat biometrike. Por këtu sërish kanë mbetur të zhgënjyer nga sportelet shtetërore dhe shërbimi që ata ofrojnë. Në të gjitha njësitë bashkiake në kryeqytet, situata është thuajse e njëjtë: grupe të mëdhenj njerëzish të moshave të ndryshme, që presin dhe flasin të irrituar pas hekurave të sporteleve, ku aplikohet për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Një çrregullim i punës së internetit ka qenë fatal jo vetëm për punonjësit e këtyre zyrave që janë përballur me acarimin e të interesuarve, por edhe për vetë hallexhinjtë që numërojnë orët e qëndrimit të tyre në Shqipëri. "Kam disa ditë që detyrohem të vij për të aplikuar për një pasaportë biometrike. Nuk mund të qëndroj gjatë, sepse më duhet të kthehem në Itali, pasi më mbaron koha e pushimeve. Por këtu të thonë që nuk punon interneti. Nuk di si ta zgjidh këtë punë", shprehet një qytetar nga Tirana, por që prej vitesh jeton në Padova të Italisë. Ndërsa të tjerët, që qëndrojnë pothuajse të pashpresë në radhë në njësinë nr. 7 në kryeqytet, thonë se një situatë e tillë është bërë e përditshme. "Vijmë për të pyetur që në mëngjes, por këtu zyra hapet me vonesë. Edhe kur fillojnë punën këto specialistet janë shumë të ngadalta", shprehet një tjetër i pakënaqur.
Puna vonohet, edhe për shkak të faktit se personeli i këtyre zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile është reduktuar menjëherë pas zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit. Të punësuar me kontrata, një pjesë e tyre janë larguar për shkak të skadimit të afatit. Tashmë, në njësitë bashkiake në kryeqytet, në këto zyra ku aplikohet për karta identiteti dhe pasaporta biometrike punohet vetëm me nga një sportel.
Paralajmërimin e parë për një dyndje në këto zyra e dha së pari Posta Shqiptare, me deklarimin e kërkesës së lartë për blerjen e kuponave për këto dokumente të reja të identifikimit. Por, ndërsa deri përpara zgjedhjeve parlamentare ultimatumet për pajisjen me këto dokumente ishin të përditshme, aktualisht, pakkush kujtohet që me ardhjen e të mërguarve në vend ta shtojë sërish numrin e punonjësve dhe të sporteleve, në mënyrë që të përballohet fluksi i madh i kërkesave.
Autoritetet e Ministrisë së Brendshme kanë deklaruar se nuk do të aplikohen penalitete për ata që nuk pajisen me këto dokumente të reja identifikuese. Ndërsa kanë bërë të ditur se po punohet për hartimin e një projektligji që do të kufizojë edhe afatin e përdorimit të pasaportave të vjetra. Nga ana tjetër, kushtet e vendosura nga strukturat e BE-së për vendin tonë janë të qarta dhe strikte. Deri në fund të këtij viti duhet të jenë shpërndarë të paktën 400 mijë pasaporta biometrike.