E Diel, 1 Nëntor 2026

Armenia nderpret marredheniet diplomatike me Hungarine

Urrejtja historike ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë ka përfshirë dhe Hungarinë. Në Jeravan, kryeqytetin e Armenisë, janë  zhvilluar protesta para konsulatës hungareze. Vendimi i Budapestit për të lejuar riatdhesimin e një ish zyrtari nga Azerbajxhani, i cili është dënuar për vrasjen e një ushtari armen, ka provokuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ngjarja daton në vitin 2004 kur ish zyrtari nga Azerbajxhani, Ramil Safarov, vrau Gurgen Markarian gjatë një stërvitjeje të Nato-s në Hungari. I dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata në vitin 2006, ai është riatdhesuar në vendin e tij ku është falur dhe ëshët pritur si nëj hero. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Armenisë, qeveria ka bërë një mbledhje urgjente për të dekretuar çfarëdo lloj marrëdhëniesh me Budapestin. Kriza diplomatike ka shqetësuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zëdhënësi i presidentit, Barak Obama ka folur për mos korrektësi nga ana e Bakus, sepse marrëveshja me Hungarinë ishte që zyrtari të vazhdonte dënimin e tij me burg. Armenia dhe Azerbajxhani prej dekadash ndodhen në kontrast dhe me rënien e Bashkimit Sovjetik, kanë pasur përplasje edhe për kontrollin e Nagorno Karabakh me një luftë që ka shkaktuar 30 mijë të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›