E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahimi nis misionin per Sirine

Ndërkohë që agjensitë ndërkombëtare vazhdojnë të tregojnë pamjet nga luftimet në Siri, e sidomos në Alepo, i dërguari i ri i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, algjeriani Lakhdar Brahimi, ka marrë zyrtarisht funksionet që më parë kryheshin nga Kofi Annan. Një ditë më parë në Stokholm është mbledhur Këshilli Kombëtar sirian. Organizata që mbledh opozitën ndaj regjimit të Damaskut dhe që përpiqet të zgjidhë konfliktet e brendshme. Lideri actual I kësaj organizate, siriano – kurdi Sieda, I cili ndodhet në ekzil në Suedi që prej 18 vjetësh, është deklaruar në favor të një procesi votimi për të zgjedhur pasardhësin e tij. Jemi duke ristrukturuar këshillin për të përmirësuar funksionimin e saj. Pasi kjo të jetë bërë do të vendosim se kur të mbledhim asamblenë e përgjithshme. Do të diskutojmë për këtë me sekretarin dhe me komitetin ekzekutiv që do të zgjidhet përmes votimeve. Nga ana tjetër 250 mijë refugjatët jashtë territorit sirian ankohen për kushtet e këqija të kampeve të refugjatëve ndrësa OKB bën presion për një lehtësim në futjen e ndihmave humanitare në Siri. Por komenti më i fundit mbi situatën  vjen nga Moska. Për ministrin e jashtëm rus, Lavrov ideja e shprehur nga perëndimi dhe Liga Arabe për të parë trupat ushtarake të Assad që të jenë të parët për armëpushim është një naivitet ose një provokim. “Është si të kërkosh një kapitullim” , ka thënë Lavrov. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›