E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kritikon deklaratat e Romneyt

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, e cilësoi të palejueshëm kërcënimin e kandidatit presidencial republikan amerikan, Mitt Romney, i cili tha se do të ishte më pak fleksibil ndaj Rusisë se sa presidenti aktual, Barack Obama, nëse do të merrte postin e presidentit të SHBA-së, nëntorin e ardhshëm.

"Moska dhe Washingtoni kanë pasur gjithmonë nivele të ndryshme qëndrimesh, por është e palejueshme që marrëdhëniet tona dypalëshe të bëhen viktimë dhe peng i betejave paraelektorale'', deklaroi zëdhënësi rus, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›