Radikalimi i grevistëve, si një lojë matrioshkash e kryesocialistit
Situata politike e vendit tim, ashtu siç eshte shqetesuese per qytetaret e ketij vendi aq eshte problematike edhe per ne, per ne shqiptaret ne diaspore. Si nje nder njerezit me aktiv dhe qe vazhdoj te punoj me ngulm per interesat nacionale kombetare te vendit tim, me lejoni t’iu shprehi qartazi dhe me nje maturi politike opinionin tim personal per kete greve te pashembullt ne historine e pluralizmit shqiptar.
çetat e liderit te opozites, te cilat mberrijne ne kryeqytetin shqiptar çdo dite me autobuse: me njerez te papune, me anetar partie, me komisioner zgjedhjesh, deputete etj…etj… te marrur me gjitha mjetet antidemokratike, demonstrojne qarte dhe paster ilegalitetin e kesaj greve. Me lejoni t’iu them se kryetari i bashkise se Tiranes, z.Edi Rama po perserit retoriken e tij te perhershme ku ne shesh-beteje hedh jeniçeret, e ndersa per vete rri e fle nen dosjet e lejeve te ndertimit, ku e kane kthyer Tiranen, kryeqytetin tone ne nje shesh ndertimi te monopolizuar nga ca te “forte” qe qendrojne pas kreut te bashkise. Keto njerez te mafias se ndertimit paguajne njerez cdo dite per te ardhur ne Tirane, per te mbrojtur nje kauze te vetme: “Marrjen e pushtetit me te gjitha menyrat per hir te Edi Rames”. Mos te harrojme se ishte pikerisht ky njeri, i cili ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 iu shmang emrit te tij ne listat e Partise Socialiste, me qellimin e vetem te ruajtjes se karriges se bashkise. Gjithashtu padronet e krimit qe rrine pas perdes se bashkise se Tiranes, po sjellin cdo dite njerez dhe po i fusin ne greve duke i emeruar. Nuk ka absurditet me te madh! Nuk ka ç’burrerim me te jashtezakonshem! Nuk ka perligjie per keto akte te turpshme! Ne asnje vend te Botes nuk eshte pare e degjuar, qe ne greve te hyne njerez qe emerohen nga dikush, e ky dikush ka vec nje emer Edi Rama.
Sot, ne vend qe te gjithe te ishim te bashkuar per nje Shqiperi Europiane, per nje vend me te sigurte, per nje vend me stabil, per nje vend me ekonomi me te qendrueshme, per nje vend me standarte me te arrira demokratike, pikerisht opozita zgjedh rrugen e bojkotit parlamentar dhe grevave me karakter radikal. Sot, vendi po perjeton hapa te sigurte drejt integrimit evropian. Ne mbeshtetje te qeverise se Republikes se Shqiperise jane mbare populli shqiptar, por edhe delegacione te shumta qe vizitojne Tiranen zyrtare ne cdo ore te dites. Opinioni i gjere evropian po jep garancine absolute qe qeveria Berisha me reformat e saj, ka arritur te marre pergezimet e shume vendeve anetare te BE-se. Gjithashtu, PPE ne nje leter te hapur i dergojne mesazhe te qarta politike liderit te opozites z.Rama, qe i thone: “Te zgjidhet ngerci politik brenda institucioneve legjitime siç eshte Kuvendi dhe te nderpritet menjehere greva opozitare”. Pavaresisht thirrjeve te nderkombetareve, duket qarte qe z.Rama nuk po ben akoma “prapa-kthehun” e tij duke deshmuar edhe njehere arrogancen e nje lideri radikal, qe brenda çadrave ka futur mbi 130 milionë euro. Them keshtu, pasi aty ka deputet, ka komisioner qe kane abuzuar, kane mashtruar, madje edhe kane rrahur njerez ne zgjedhjet e 2001. Neqoftese me lejoni, t’iu them edhe nje fakt tjeter edhe me trondites, ku ne greven e opozites po ndodh nje fenomen, qe pervecse po emerohen, ka edhe nga ato qe dalin nga greva dhe zevendesohen nga te tjere. Ky eshte edhe paradoksi me i madh. Shtoji ketu edhe faktin qe deputeti i PS-se i qarkut Shkoder z.Ilir Beqja ka deklaruar: “I kam derguar sime shoqeje mesazh ne celular qe jam futur ne greve”. Kjo do te thote qe keto njerez (greviste) qe po frenojne organizmin e tyre me mosfunksionimin normal, po emerohen apo po diktohen me gisht nga drejtues te larte te opozites se kush e ka rradhen per te hyre ne greve.
Keto dite ne kryeqendren e Shqiperise nga njerez te ndryshem opozitar te zbritur ne Tirane nga viset me te largta skajore te Shqiperise kane kryer akte te shemtuara duke rrahur apo qelluar kalimtare te rastit, kane prishur dhe ndotur ambjentin dhe sheshin para kryeministrise, kane demtuar automjete dhe ajo qe i vendos vulen radikalizmit te pashembullt opozitar dhe PSSH-se eshte djegia e flamurit te NATO-s ku e kane pasqyruar edhe mjaft media te vendit. Me kete akt te shemtuar tregohet edhe sllogani i mendjes se Edi Rames, i cili eshte: ”Liberalizimi i vizave per shqiptaret eshte fundi i karrieres sime politike”. Dhe pikerisht kjo e mundon kete njeri, i cili me cdo cmim po luan me ndjenjat e shume njerezve per te penguar levizjen e lire te shqiptareve.
Kjo situate ngerci politik kerkon nje zgjidhje te shpejte, e cila aktualisht duket larg. Me tronditese dhe me te papranueshme kete situate e ben vete lideri Rama, ku ne mbeshtetje te tij pas shume e shume djemve te ish njerezve te byrose komuniste, shfaqet edhe ish-presidenti Ramiz Alia. Me keto njerez ne sfond ne vend qe te krijoje nje klime pozitive, z.Rama po ben pikerisht te kunderten, duke na treguar se eshte pinjoll i komunizmit dhe nje fare e mbjelle prej tyre e servirur ne tregun e politikberjes shqiptare. Megjithe kete ngerc, kam besim se politika e vendit tim, do te dije te reagoje dhe te gjeje gjuhen e duhur te dialogut. Shpresoj qe nen ndikimin e nderkombetareve, lenies ne balte qe po i bejne anetaret e ndershem socialist Edi Rames dhe njekohesisht mbeshtetjes se fuqishme qe po i jep diaspora shqiptare qeverise per reformat ne vend dhe hapave te saja integruese, bojkoti dhe greva e opozites do “flene” ne sirtaret e kupoles rozë.
Autori është kryetar i PD-së, dega Gjermani