Vështrim/Asnjë negociatë me Serbinë në këtë situatë
Bashkësia ndërkombëtare, e cila na ndihmoi shumë për lirinë të cilën e gëzojmë sot, në vend që menjëherë ta pranojë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, filloi me kushtëzime.Kushtëzimi i adminsitratorit Shtajner për plotësimin e standardeve para statusit politik, ishte kusht jo i menduar mirë . Standardi kryesor ishte decentralizimi i pushtetit lokal . Ky standard dhe standardet e tjera shkuan në favorin e politikës së Beogradit, duke e faktorizuar atë në raport me Kosovën. Të gjitha standardet e proklamuara nga faktori ndërkombëtar, u plotësuan nga pala shqiptare. Me planin mbi decentralizmin e pushetit lokal, serbët, si minoritet, përfituan të drejta më shumë se çdo pakicë tjetër në botë. Pra, ky kushtëzim nuk ishte mekanizëm praktik që synon demokratizimin e shoqerisë së re të vendit tonë.
Kushtëzimi tjetër që iu bë palës shqiptare, ishte futja në bisedime për dëfinimin e statusit me palën serbe. Bisedimet maratonike dypalëshe të Vjenës nga ndërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisaari , nuk sollën asgjë të re, pos edhe një zvarritje tjetër të procesit. Dihet se Plani i Ahtisarit u refuzua nga Serbia dhe Rusia, edhe pse ky plan është i favorshëm edhe për minoritetin serb. Rusia kishte kërcënuar se me veto do t’i pengojë rekomandimet e këtij plani. Me faktorizimin e Serbisë, në një masë të madhe, edhe u amnestua fajësia kolektive shekullore serbe.
Ish-Jugosllavia ishte një krijesë artificiale, e cila herdokurdo është dashur të shpërbehet. Ajo ishte sajuar dhunshëm mbi bazat e disa kontratave të lidhura mes tetë njësive federale, ku pjesë e saj ishte edhe Kosova. Nuk mund të bëhet asnjë krahasim i Kosovës me Abhazinë dhe Osetinë Jugore, siç pretendoi shpesh Rusia.Tash bashkësia ndërkombëtare sërish po kërkon zhvillimin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, pa u saktësuar mirë se për çka në të vërtet do të bëhët fjalë. Të bisedohet me Beogradin për çështje teknike nuk ka ndonjë të keqe, siç e tha edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu .Por, duket se këto bisedime më shumë do të jenë të nivelit politik.Nga shumë zyrtarë serbë, këtyre ditëve, u riakutualizua teza për ndarejn e Kosovës .
Dihet fakti se veriu i Mitrovicës po funksionon i ndarë, dhe enklavat e tjera në bredi të Kosovës, atëhërë nuk ka se si të mos ekzistojë dyshimi se Serbia, në këto bisedime eventuale, do të kërkon ndarjen e Kosovës . Aplikimi i gjashtëpikëshit famoz të Ban Ki Munit dhe Plani i Ahtisarit për decentralizimin i ka krijuar shumë favore Serbisë për ta futur nën juridiksionin e saj atë 15 përqindëshin e territorit të Kosovës shumë herë të proklamuar. Edhe nëse kufijtë e jashtëm të Kosovës mbesin ata që janë , në fakt me Planin e Ahtsarit dhe të Ban Ki Munit, Kosova faktikisht me miniterritore të krijuara serbe, mbetet e ndarë. Me planin e decentralizimit, dihet se formohen tetë komuna, ku pusheti do t’i takojë minoritetit serb. Beogradi zyrtar është i mendimit që këto bisedime të fillojnë pas mendimit këshilldhënës për legjitimitetin e shpalljës së pavarësisë nga GJND-ja.Gjatë kësaj kohe, kur po pritet edhe vendimi nga kjo gjykatë, Serbia arriti t’i stopojë njohjet e reja të pavarësisë së Koso Ser Ser Ser Ser Ser Ser Ser Sertë krijuara në Kosovë (rasti Limaj), dhe në Shqipëri
(protestat e përditëshme të opozitës), janë tregues se futja në bisedime e Kosovës me Serbinë, është e pavolitshme për shqiptarët…