Radikalizim ideologjik

Ekspertet e fushave shoqerore shprehin bindjen se radikalizmi i cfaredo lloj ideologjie mund te shkaktoje kunderefekte ne shoqerine kosovare. Mungesa e nje mireqenieje sociale ne Kosove shfrytezohet nga grupe te ndryshme per radikalizmin e ideologjive - perfshire ato fetare thone njohesit e ceshtjeve sociale ne Kosove. Kerkesat ne rritje te nje pjese te qytetareve te Kosoves per lejimin e mbajtjes se simboleve fetare neper institucione publike sipas sociologeve bien ndesh me normat e pergjithshme shoqerore ne Kosove.
Ata vleresojne se radikalizmi i cfaredo lloj ideologjie mund te shkaktoje kunderefekte ne shoqerine kosovare duke krijuar konflikte ne mes te perkrahesve dhe kundershtuesve te ideve te tilla. Shefi i Departamentit te Sociologjise ne Universitetin e Prishtines Shemsi Krasniqi thote per rRadion Evropa e Lire se institucionet kosovare duhet tu pergjigjen ketyre kerkesave me maturi dhe ne kuader te ligjeve dhe rregullave te pranuara publikisht.
Zakonisht keto levizje fetare e keto radikalizime me baze ideologjike e shfrytezojne pakenaqesine sociale. Une mendoj se duhet te reagohet me njefare maturie me nje kujdes te vazhdueshem me njefare parandalimi te ketyre kerkesave radikale ose ekstreme dhe duhet te respektohet ligji dhe rregullat te cilat jane te pranuara publikisht - vlereson Shemsi Krasniqi.
Permes nje proteste perfaqesues te disa organizatave joqeveritare kerkuan te premten lejimin e bartjes se shamive neper shkolla publike ne Kosove - gje qe eshte ndaluar kohe me pare permes nje udhezimi administrativ te Ministrise se Arsimit.
Antropologia Nita Luci i quan legjitime protestat e kosovareve per te drejtat e njeriut por thekson se realizimi i kerkeses per mbajtjen e shamive neper shkolla do te ishte nje lloj sundimi ndaj femijeve.
Une mendoj se bartja e shamise ne nje moshe shume te hershme tregon edhe nje lloj sundimi. Nje femije i shkolles fillore asnjehere nuk mund te jete i gatshem qe te tregoje per veten se a mund te mbaje apo jo sepse nuk eshte ne gjendje qe te perceptoje se cilat jane rregullat e religjionit - thote Nita Luci per radion Evropa e Lire.
Sipas Nita Lucit mekanizmat shteterore dhe vete qytetaret e Kosoves duhet te kene kujdes te mos bien pre e sic i quajti ajo betejave te interesit te grupeve te ndryshme politike e ekonomike.
Ketu kemi te bejme me lojera te ndryshme te sistemeve politike dhe ekonomike e ku njerezit gjenden ne mes te disa betejave qe jane shume te rrezikshme. Ketu prape vjen tek ajo se sa kemi ne fuqi sa kemi ne mundesi qe te vendosim per veten. Mendoj se Kosova eshte shtet sekular qe duhet te mbetet ashtu - thekson antropologia Nita Luci.
Nderkaq Shemsi Krasniqi nuk perjashton mundesine qe keto kerkesa sic i quan ai radikale te demtojne edhe imazhin e Kosoves si vend sekular.
Patjeter qe ka forca te ndryshme te bazave te ndryshme edhe fetare politike e ideologjike te llojllojshme te cilat mundohen te denigrojne dhe te ulin imazhin e Kosoves e te popullit shqiptar ne pergjithesi - shprehet Shemsi Krasniqi.
Bazuar ne vendimin e Ministrise se Arsimit pergjate muajve te kaluar ne Gjakove Decan Gjilan Mitrovice dhe te tjera nga shkolla jane perjashtuar disa nxenes.
Lidhur me kete ceshtje qeveria e Kosoves kembengul ne respektimin e Kushtetutes se Kosoves e cila sic thuhet e percakton Kosoven si shtet jofetar ndersa protestuesit thone se vendimi i ekzekutivit te vendit bie ndesh me te drejtat e njeriut.
Gjykata Kushtetuese e Kosoves pritet te jape fjalen e fundit per kete ceshtje.