E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresat e parealizuara te antikomunisteve

Dobesia e Hoxhes duhet te jete si pasoje e izolimit politik te Shqiperise e bllokades ekonomike jugosllave dhe e aktivitetit te shtuar te grupeve shqiptare te rezistences guerilase antikomuniste

Ne hotel Berkeley te Londres klienti Mitacutehat Frasheri iu vu punes per te shkruar mbi skrivani. Ajo cka ai shkruante munden me pas ta lexonin edhe 268.769 lexues te Times-it ne numrin e se dieles nen titullin Leter botuesit. Kryetari i Komitetit Shqiperia e Lire nuk le asnje rast pa shfrytezuar qe bota te marre vesh per kushtet e padurueshme ne te cilat ndodhet atdheu i tij. Per ta bere kete perpjekje edhe me te efektshme se deri me tani zoti Frasheri dhe miqte e tij themeluan ne muajin gusht ne Paris Komitetin e tyre te Lirise.

E keshtu qe tashme ata ndodhen rruges per ne SHBA nga ku duan te sigurojne mbeshtetjen e 600. 000 shqiptareve qe jetojne atje. Ne Kajro rreth Zogut u grupuan anetaret e nje komiteti tjeter te ngjashem. Te tjere ndodhen ne Rome dhe ne Vjene.

Nen mbrojtjen e Titos nje grupim tjeter po perpiqet te depertoje ne atdheun komunist e te ndikoje nga Kosova qe ndodhet ne Jugosllavi. Shume shpejt te gjithe emigrantet shqiptare jashte vendit te cilet jane ne nje numer me te madh atje sesa ne vendlindje Shqiperia numeron nderkohe pak me shume se 1 milion banore do te jene nenshtetas te qeverive te ndryshme ne ekzil.

Per tu vene re eshte edhe pershendetja me te cilen shoqerohen nga Greqia aktivitetet ne ekzil te zotit Frasheri. Me fqinjet e tyre shqiptare greket ne fakt shpesh i kane mbajtur pipezat perpjete. Rralle ka ndodhur qe ata te hidhnin uje ndaj nje zjarri te perbashket dhe te ktheheshin ne paqe per te pire se bashku dolline e fitores. Me shpesh ata jane perpjekur tu heqin koken gjelave te kundershtarit duke tentuar ta kapin gafil fqinjin ndersa ky i fundit hante e pinte.

Keshtu greket pretendojne prej dekadash se territori i pasur me minerale ne zonen perreth Vlores dhe Gjirokastres se bashku me popullsine e saj grekofone dhe minoritetin ortodoks i perkasin nen emertimin Epiri i Veriut Mbreterise Helenike. Qeveria ne Tirane nga ana e saj i trajton keto territore shqiptare vetem si pjesa veriore e nje territori shqiptar qe zgjatet nga Gjiri i Patres deri ne Janine e cila deri me 1912 ishte kryeqyteti i nje pashalleku te vecante me shumice shqiptare brenda Perandorise Otomane.

Pertej kesaj shqetesimi behet edhe me i madh kur qeveria e Athines eshte dashur te perballet me vite te tera me komunistet shqiptare ne tere historine e luftes se saj civile e cila se fundmi po njeh fundin e vet. Sacuteka shume dite qe amerikanet dhe keshilltaret angleze u desh te nderhynin direkt tek qeveria greke duke i paralajmeruar se duhej ta ndalnin egon e tyre per te marshuar drejt jugut te Shqiperise ndersa gjurmonin te dehur nga fitorja komunistet greke.

Qekurse Jugosllavia u perjashtua nga familja e Kominformit ne Athine shpresohet se Marshalli Tito sdo te ngurroje te shfrytezoje rastin me te pare per te aneksuar veriun e Shqiperise nje pretendim te cilin jugosllavet e kane kultivuar me kohe. Ne territorin jugosllav jeton edhe nje pakice e konsiderueshme shqiptare.

Do te kishte qene nje levizje e natyrshme drejt ribashkimit nese shqiptaret ketej apo andej kufirit do te bashkoheshin ne nje republike te vetme popullore brenda unionit jugosllav. Por cdo hap ne kete drejtim do te kishte qene nje ngacmim serioz per mikun e madh e te fuqishem te shqiptareve nga vendi i sovjeteve. Per kete arsye ai heziton ta kryeje kete hap. Te pakten perkohesisht.

Ai heziton megjithese interesi i Rusise ndaj nje baze ne Adriatik kohet e fundit ka marre rruge. Regjimi i Hoxhes po lufton ndash si ekonomikisht ashtu dhe politikisht ndash me veshtiresi ne rritje.

Me korridorin ajror bullgaro-shqiptar mberriten ne vend nja tre apo kater mije keshilltare e specialiste sovjetike. Por mallrat me te nevojshme te konsumit qe vijne ne portet shqiptare shkojne ne favor te kryengritesve komuniste greke e jo ne favor te ekonomise shqiptare. Sot kjo linje ajrore po e humbet kuptimin dhe ajo cka vjen nga Bosfori tashme nepermjet transportuesve ujore ruse ne vend nuk ka me vlere te merret ne konsiderate shiko harten.

Asnjehere me pare regjimi i Hoxhes nuk ka qene kaq i dobet sa sot raportojne nderkohe italianet te cilet kane preferuar me mire ti mbajne duart larg saj duke e pare si qender rreziku. Shqiperia eshte nje fuci baruti e cila mund te shpertheje ne cdo cast mendonte madje edhe vete gazeta e ekuilibruar me pikepamje republikane Voce Republicana ne numrin e saj te se henes se shkuar.

Dobesia e Hoxhes duhet te jete si pasoje e izolimit politik te Shqiperise e bllokades ekonomike jugosllave dhe e aktivitetit te shtuar te grupeve shqiptare te rezistences guerilase antikomuniste.

Anetaret e rezistences shqiptare brenda e jashte vendit po sjellin nje shprese. Grupimet e tyre te ndryshme akoma nuk jane unifikuar per te menduar se si do te shkojne me tej. Komiteti per Shqiperine e Lire i Mitacutehat Frasherit nuk duket se mund te bashkepunoje as me miqte e Titos e as me ata te grekeve. Burrat udheheqes te Komitetit - Mehdi dhe Mitacutehat Frasheri si dhe Abaz Kupi - kane deshmuar ne te shkuaren mjaftueshem se shpetimi i vendit nuk mund te vije dot ne bashkepunim me dy fqinjet ballkanike por me afrimin e mbeshtetjen e dy fuqive te Mesdheut Britanise se Madhe dhe Italise.

Familja e kamur nga Jugu i Shqiperise me sfond latifondist ka qene nje nder pese fiset qe mbartnin funksionet dhe ofiqet me te larta ne ish-Perandorine Otomane. Nder ta renditet edhe dinastia e mbretit Zog e cila aktualisht jeton ne ekzil ne Egjipt.

Mehdi Frasheri ishte per nje kohe te gjate njeri nder keshilltaret e vete Mbretit te Shqiptareve Ahmed Zogu. Ky i fundit u detyrua te linte vendin ne vitin 1939 pasi kishte me shume se dhjete vjet nen kurore nga Italia fashiste. Ministri i Jashtem i Musolinit Konti Ciano donte te ngrinte nje koloni te veten pertej Adriatikut. Ne te njejten kohe oborri mbreteror italian pas marrjes se fronit te Abisinise u pasurua edhe me nje kurore tjeter ate te Mbreterise Shqiptare. Gjithsesi e gezoi per nje kohe shume te shkurter.

Ish-Mbreti Zog ia nisi te zhvillonte ne ekzil vetem pas shume kohesh serish aspirata politike. Shtimi i pasurise se tij private dukej se ishte per te me i rendesishem ne ato momente. Transaksioni i tij i fundmit me fat ne biznes ishte shitja e nje ferme ne Uruguai per kolegun e tij ne ekzil Carol dhe bashkeshorten Magda Lupescu.

Qysh nga viti 1945 Zogu jeton - pasi vuri kembe here ne France e here ne Angli - tashme ne Egjipt. Atje ai ka bere perpara ne tregti si monopolist e ndermjetes ne biznesin e qilimave e sixhadeve dhe ate te monedhave duke u bere roje kesisoj synimeve te veta dhe objektivave te shqiptareve.

Kurse ne vete vendin e tij nje ish-shef i rojave te tij dhe i ardhur nga vendi ku vete mbreti lindi me emrin Abaz Kupi duket se perpiqej nderkohe te mbante lart flamurin e Mbreterise. Ai e kuptoi se si mund te bente para dhe te mblidhte arme nga italianet dhe nga gjermanet duke mbajtur ne te njejten kohe lidhje te ngushta edhe me aleatet. Miku i tij anglez gjeneral brigade Hoxhson ishte engjelli mbrojtes i tij kur ne vitin 1946 deshtoi nje perpjekje per puc ndaj regjimit komunist te Tiranes. Abaz Kupi u ndihmua prej ketij te fundit dhe u largua drejt Italise.

Edhe Frasherllinjte babai dhe i riu ia dolen te leviznin me elegance ne kete kohe. Mehdiu i ati bashkepunoi me gjermanet ne vitin 1943 si anetar i Regjences. Ne te njejten kohe ai dergoi te birin Mitacutehatin si nderlidhes prane fuqive aleate ne kryeqytetin e Turqise Ankara. Atje Mithati kujdesej jo vetem per pasurine e familjes por edhe tia bente te qarta planet e babait tij fuqive aleate.

Qekurse Mbreti Ahmed Zogu festoi martesen me nje dasme mbreselenese me 6 qershor 1938 ne hotelin luksoz te Tiranes Dajti me konteshen amerikano-hungareze Geraldine Esterhazy vendi i shqiptareve - sic e therrasin veten e tyre shqiptaret - ka pare shume zoter. Burrat ne Komitetin per Shqiperine e Lire e shohin pushtetin e Hoxhes si te lekundur e te pashprese. Dhelprat e mocme te Ballkanit tashme kane marre zemer. Ata duan te jene aty kur te vije dita qe ne Tirane te ndahen edhe nje here rolet. Revista Der Spiegel 15.9.1949

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›