E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha-Ahmetovic Te hiqen kufijte edhe mes dy vendeve

Ministri i Brendshem Lulzim Basha pret homologun e Bosnje-Hercegovines Sadik Ahmetovic ku u diskutua per vendimin e pardjeshem te PE-se dhe pergjegjesite qe vijne pas ketij vendimi

Ministrat e Brendshem te Shqiperise dhe Bosnjes u takuan nje dite pas vendimit qe te dyja vendet te perfitojne liberalizim vizash ku nder te tjera diskutuan mundesine e nje Shengeni dy palesh per te mundesuar qe qytetaret e dy vendeve te levizin pa viza ne territoret e ketyre shteteve.

Ne nje njoftim te Ministrise se Brendshme thuhet se ministri Basha nje dite pas vendimit historik te Parlamentit Evropian i cili me shumice votoi te enjten ne Bruksel rezoluten per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen priti ne nje takim homologun e tij boshnjak Sadik Ahmetovic ku vec te tjerash diskutuan per progresin qe dy vendeve kane bere ne plotesimin e kritereve per heqjen e vizave.

Ministrat e Brendshem te te dyja vendeve gjate bisedimit rane dakord per mundesine e levizjes se qytetareve te dy vendeve ne territoret e njeri-tjetrit vetem me kartat e identitetit. Ne kuader te levizjes se lire ne vendet e Ballkanit Basha tha Do tu propozojme qeverive te dy vendeve qe qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake te mund te levizin ne territoret e njeri-tjetrit vetem me kartat e identitetit.

Nga ana tjeter ata kane komentuar si nje arritje te dy shteteve vendimin e dhene nga PE per te liberalizuar vizat me Shqiperine. Vendimi i dhene dje nga Parlamentit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare dhe ata boshnjake eshte nje vendim i bazuar mbi performancen e dy vendeve ne permbushjen e kritereve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave me vendet e BE-se - tha ministri yne i Brendshem Lulzim Basha.

Pas takimit ministrat e Brendshem te dy vendeve dhane nje konference te perbashket per shtyp ku vleresuan se cdo hap i ndermarre dhe cdo reforme e zbatuar per permbushjen e kritereve eshte certifikuar nga ekspertet e BE-se qe sipas ministrit Basha kane mundur te bindin organet vendimarrese te BE-se se Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina jane te pergatitura per kete proces historik levizja e lire ne zonen Shengen.

Basha tha gjithashtu se ne takimin me homologun e tij diskutuan edhe per fushaten e informacionit ne Shqiperi dhe Bosnje-Hercegovine e cila sipas tij ka nisur prej kohesh ne te dyja vendet. Nderkohe nuk eshte lene pa permendur fakti se ministrite e Brendshme te te dyja vendeve do te mbajne dhe peshen me te madhe te zbatimit te marreveshjes me BE-ne per levizjen e lire.

Fakti qe heqja e vizave per dy dikasteret tona do te thote me shume pergjegjesi masat qe kemi marre per ti dale ne krye kesaj pergjegjesie konsistojne ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit kontrollit te integruar te kufijve apo riintegrimit te te rikthyerve si dhe rikthimit pa asnje hezitim te cdo qytetari qe dhunon termat e qendrimit ne kushtet e levizjes se lire - u shpreh nder te tjera Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›