Pango: Ekzistojne faktet per manipulimin e ndeshjes
Nuk ka kaluar aspak ne heshtje ceshtja "Kombetarja" as ne fillimin e kesaj jave. Ka qene ministri Pango, ai qe eshte prononcuar rreth ketij problemi, duke mbeshtetur Kryeministrin Berisha, si dhe duke theksuar se hetimet do te vijojne si nga UEFA, ashtu edhe nga qeveria shqiptare. "Mbeshtes teresisht fjalet e Kryeministrit Berisha. E them kete, sepse akuzat jane bere pasi ai eshte i mirinformuar. Hetimi per shitjen e ndeshjeve do te behet si nga UEFA, ashtu edhe nga qeveria shqiptare". Me tej, Pango shton se ekzistojne te gjitha faktet, por nuk behen publike per arsye hetimesh. "Ekzistojne te gjitha faktet per manipulimin, por ato do te behen publike ne kohen e pershtatshme, pasi nuk mund te rrezikojme te komprometojme hetimet. Ministria e Sporteve nuk merr meritat kur Kombetarja fiton, e nuk mund te lejoje kurrsesi qe te behet korrupsion".
Bici: S'guxon njeri te njollose simbolet e kombit
Menjehere pas prononcimit te ministrit Pango, ka reaguar FSHF-ja. Sekretari i Pergjithshem, Arben Bici, i ka cilesuar akuzat si te pa faktuara dhe situaten si te turpshme: "Sapo jam njohur me fjalet e ministrit Pango dhe realisht nuk besoj se ceshtja e shitjes se ndeshjeve ekziston", ka thene ai. "Per akuzat e bera nuk kemi fakte dhe asgje nuk eshte e qarte. Nuk besoj qe dikush te jete aq i guximshem sa te marre mbi shpine kete njolle te madhe dhe rrezikun per te manipuluar ekipin qe eshte nje nga simbolet e vendit tone", perfundoi sekretari Bici.