Skuadrat shqiptare, lehtesisht te manipulueshme
UEFA po heton Sindikatat e Basteve per manipulime ne takime te ndryshme. Nje nder to eshte edhe Bezhanija-Besa, qe perfundoi ne barazim 2-2. Vec fakteve qe tashme kane dale, skuadrat shqiptare etiketohen si "lehtesisht te manipulueshme".
Dossieri prej 96 faqesh, duket si nje broshure e shkelqyer e UEFA-s qe do te permiresoje me shume veprimtarine kryesore te saj per klube, Champions League. Ne kopertine eshte nje foto me dy futbolliste, qe luftojne per topin dhe motoja e UEFA-s "E----e Care About Football": nje shigjete per vete institucionin.
Por ajo qe eshte brenda raportit do te beje pak per permiresimin e imazhit te ketij sporti: tregohen ndeshje te rendesishme evropiane te manipuluara. Dosja eshte kaq e madhe sa UEFA e ka dorezuar ate te qendra e Europolit ne Hage qe ne fillim te nentorit. Raporti detajon veprimtarite kriminale qe cenojne integritetin e sportit dhe industrine multi-miliardere qe eshte ndertuar rreth tij, aq sa edhe dopingu nuk mund ta konkurroje.
Shikoni se cfare ka botuar "Der Spiegel". Gazetat gjermane kane pasur nje akses te pabesueshem te dokumenti i UEFA-s, qe tregon se sa i thelle eshte ne klubet evropiane rrjeti i ngritur nga krimi i organizuar. Mafia e basteve ka korruptuar lojtare, zyrtare te klubeve, madje edhe gjyqtare per te perfituar para te lehta nga kumari. Dosja e dorezuar tek Europol tregon me detaje se si kater ndeshje te rendesishme te Kupave te Evropes jane manipuluar ne vere. Eshte e pranishme edhe nje liste prej 26 ndeshjes, ku UEFA beson se jane vene "baste te paligjshme".
Nga keto, 15 ndeshje jane manipuluar vetem ne kete sezon dhe 11 te tjera datohen mes qershorit 2005 dhe nentorit 2006. Ndeshjet u perkasin ketyre kompeticioneve: 12 ndeshje kualifikuese per ne Kupen UEFA, tete ne Kupen Intertoto, tre ne kualifikimet e Liges se Kampioneve, tre ne ndeshjet e Kupes UEFA dhe madje nje ndeshje ne eliminatoret e Euro 2008 kete vere.
Raporti i Europol citon incidente specifike, qe UEFA i konsideron te dyshimta dhe paraqet faqe te tera me rezultate bastesh si elemente prove. Per shembull, kumari ka sjelle 3,4 milione euro te ardhura vetem nga humbja shtepiake e klubit estonez FC TVMK Talin kunder skuadres finlandeze FC Honka Espoo, gjate ndeshjeve te Kupes Intertoto ne korrik. Performanca e nje tjeter skuadre estoneze, JK Trans Narva, dyshohet se eshte e manipuluar. Estonezet jane mposhtur 0-6 ne korrik nga skuadra suedeze e Helsingborgut, por kur kishin kaluar 25 minuta nga ndeshja dhe rezultati ishte 0-0, bastet live tregonin se miqte do te humbnin dhe se do te shenoheshin te pakten 3 gola. Fitimet u perllogariten ne 1.5 milione euro.
UEFA nenvizon nje tjeter fakt befasues te perafert me nje ndeshje te fiksuar ne mes te korrikut, kur serbet e FK Bezhanijes ndesheshin me shqiptaret e KS Beses, ne nje takim te vlefshem per Kupen UEFA. Shume kompani bastesh evropiane vune nje numer te ulet bastesh, sepse "shume skuadra nga Shqiperia kane nje histori te gjate per manipulime ndeshjesh", sipas raportit te dale edhe nga Europol. Kur duheshin vetem 45 minuta nga shkelmimi i topit te pare, dicka e cuditshme ndodhi: Kompanite aziatike te basteve, u mbuluan nga shuma te medha, qe tregonin se skuadra serbe do te fitonte me vetem nje gol diference, do te barazonte, madje edhe do ta humbiste ndeshjen. "Lumi i parave" qe erdhi befasisht, pershkruan UEFA, perpara fillimit te ndeshjes mund ta kishte derguar "merkaton aziatike drejt kolapsit". Ndeshja perfundoi 2-2 me skuadren shqiptare qe barazon pikerisht perpara perfundimit te ndeshjes dhe fitimet nga bastet perllogariten ne 1,5 milione euro. UEFA eshte treguar konfidenciale, sepse nenvizon qe pjesa serbe ishte teresisht ne loje: "Kjo ndeshje ishte nje klasike e manipulimit te takimeve".
Vetem nje skuader nga lista e te dyshuarave per manipulime ka dale perpara Komisionit te Disiplines te UEFA-s. Skuadra greke Egaleo FC, eshte gjobitur me 30000 euro per "diskreditim te ndeshjeve te UEFA-s" gjate nje humbje 1-3 me lituanezet e FK Zalgiris Vilnius, ne korrik te vitit 2005. Te enjten e kaluar, UEFA ka marre ne shqyrtim rastin e bullgareve te PFC Cerno More Varna. Zyrtaret besojne se lojtaret jane perfshire ne manipulime bastesh ne nje ndeshje te Intertotos te luajtur ndaj maqedonasve te Gorce Petrovit.
Pershtati: Jeton Selimi