E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualifikohet Partizani e Tirana, Veliaj tris

Jane mesuar dje tre emrat e pare qe jane kualifikuar per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise. Keshtu, Partizani, Tirana e Besa kane fituar ndeshjet e dyta dhe nderthurur me rezultatet e takimeve te nje jave me pare, jane tre biletat e para qe kalojne ne turin pasardhes.
Lakun ne fyt, ne nje fare menyre, e ka pasur Tirana, e cila pervecse duhej te fitonte, kishte per detyre te bindte tifozet e saj pas atij barazimi 2-2 ne Sarande. Bardheblute nuk kane zhgenjyer, teksa nga minuta e 3-te deri ne te 52-en kane shenuar plot kater gola. Dy golat e miqve me pas ishin vetem statistike. Ne “Skender Halili”, kampionet kane triumfuar 4-2 te udhehequr nga Hyka, autor i dy golave.
Partizani ishte me i qete se bardheblute. Triumfi ne sfiden e pare me Skraparin e bente takimin e dyte me shume nje shetitje. Dy gola te shpejte ne pjesen e pare e kane mbyllur kapitullin “kualifikim”, ndersa per miqte, goli i shenuar me penallti nga Bytyci do te jete nje kujtim i kendshem vetem per lojtarin. Bakaj e Karapici ne minuten e 20-te dhe 30-te i kane dhene qetesine skuadres se Likes, qe kualifikohet pas dy fitoreve 2-0 dhe 2-1.
Starova e nis mbare me Besen. Per ta bere trajnerin tiranas te buzeqeshe, ka menduar Emiliano Veliaj, autor i tre golave ne fitoren 3-0 te Beses ndaj Bylisit. Takimi i pare kishte perfunduar 3-2 ne favor te verdhezinjve dhe hesapet dukeshin te lara, por Veliaj ka menduar t’i beje vetes nje dhurate te kendshme. Nje gol ne pjesen e pare dhe dy ne te dyten kane vulosur shifrat perfundimtare te ndeshjes.
Ndersa sot do te luhen 13 takimet e tjera. Mes tyre bien ne sy perballjet e veshtira te skuadres se Beselidhjes qe eshte mposhtur 2-0 ne Pogradec ne ndeshjen e pare dhe te Flamurtarit, qe me te njejtat shifra eshte dorezuar ne Velipoje ndaj Ades, kurse Kastrioti ka nje gol disavantazh ndaj Burrelit, sikurse edhe Skenderbeu ndaj Tepelenes. Me e lehte per skuadrat e tjera te superliges. Teuta dhe Elbasani kane barazuar ne ndeshjet e para ne Fushe-Kruje dhe Berat jashte, ndersa Shkumbini ka fituar 5-4 ne Bilisht. Nje gol avantazh ka edhe Vllaznia ndaj Naftetarit, ndersa Dinamo, me fitoren 2-0 ne Kamez, e ka praktikisht te mbyllur kualifikimin ne dem te Dajtit.
Dje
PARTIZANI-Skrapari 2-1 (2-0)
Shenues: Bakaj 20’, Karapici 30’/ Bytyci 86’ (pen)
TIRANA-Butrinti 4-2 (2-2)
Shenues: Eapja 3’, Hyka 12’, 30’, Fortuzi 52’/ Muco 56’, Dorti 70’ (pen)
BESA-Bylis 3-0 (3-2)
Shenues: Veliaj 4', 66' (pen), 75'
Sot
Beselidhja-Pogradeci ?-? (0-2)
Lushnja-Laci ?-? (1-3)
Vllaznia-Naftetari ?-? (3-2)
Flamurtari-Ada ?-? (0-2)
Apolonia-Sopoti ?-? (1-2)
Dinamo-Dajti ?-? (2-0)
Teuta-Iliria ?-? (1-1)
Kastrioti-Burreli ?-? (2-3)
Turbina-Erzeni ?-? (1-1)
Shkumbini-Bilisht S. ?-? (5-4)
Elbasani-Tomori ?-? (0-0)
Skenderbeu-Tepelena ?-? (2-3)
Luftetari-Gramshi ?-? (0-2)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›