E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e grupit te PD-se Berisha Slogani yne ishte i goditur

Kryetari i Partise Demokratike dhe kryeminister i vendit Sali Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike eshte shprehur se maxhoranca qeverisese ka marre shume vota fale dhe sloganit te goditur. Berisha duke analizuar rezultatin kombetar te zgjedhjeve lokale u shpreh se dhe pjesemarrja e larte ne votime tregon nje forme mbeshtetje per qeverine.

Ne raport dy koalicionit kane nje diference prej 17. Pjesemarrja eshte historike mbi 1 e 600 mije. Pjesemarrja tregon vleresim maksimal per koalicioni qeverise. Kur kemi pjesemarrje masive nje pale paguan faturen. Jane 140 mije vota me shume per koalicioni tone. Kjo qeverisje po ndryshon ne menyre ne me te vendosur vendin. Ishte jashtezakonisht e goditur motoja jone te paret jeni ju ishte e goditur besimi im tek udheheqja e tyre u shpreh kreu i PD-se. Berisha u shpreh se nese do zgjedhje do te ishin parlamentare koalicionit Aleanca per Qytetarin do te kishim 14 deputetet me shume se koalicioni i opozites Aleanca per te Ardhmen.

Me tej Berisha u fokusua tek procesi zgjedhor per Bashkine e Tiranes. Ai tha se Tirana pas 11 vitesh eshte fituar nga Partia Demokratike. Ne kete fushate pas 11 vitesh Tirana kthehet blu. Kjo eshte ne arritjet me te medha. Dua te shpreh mirenjohje te thelle qytetareve te Tiranes per voten evropiane. Basha eshte 70 vota para natyrisht qe pritet finalizimi i rezultatit. Ne kete fitore te ngushte qytetaret e Tiranes votuan Luzlim Bashen tha Berisha. Kreu i PD-se tha se vleresimi i votave te kontestuara eshte konform ligjit dhe Kushtetutes.

Kushtetuta stimulon se vota eshte vetjake e lire e barabarte sekrete. Nese njera vote numerohet dhe tjetra nuk numerohet pabarazia prek themelet e kushtetues se vendit. Kush e ka autoritet te shkelmojme mbi vota te atyre burrave dhe grave qe nuk kryen asnje lloj krimi pse hollen voten ne kuti tjeter. Une prisja qe Rama ta vleresonte kete si pergjegjesi te larte qytetare. Rezultati i ngushte eshte sfide per demokracine shqiptare per te trajnuar problemet. Ky vend ka cdo kapacitet per ta zgjidhur kete ne menyre demokratike u shpreh Berisha gjate flales se tij para grupit parlamentar te PD-se.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›