E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dede Nuk lejohen gafa Kupa prioriteti yne

Tirana

Nevil Dede paralajmeron Tiranen qe te jete maksimalisht e impenjuar ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise. Edhe pse ne 1/8-at shorti i ka vendosur bardheblute perballe nje skuadre qe eshte dukshem me inferiore si Ada e Velipojes drejtuesi i stolit kerkon profesionalizem dhe perkushtim. Trajneri synon qe kualifikimi ne turin tjeter te aktivitetit te dyte per nga rendesia te sigurohet prej sfides se pare. Ai ka theksuar se 24 here kampioneve nuk u lejohen gafa duke qene se Kupa mbetet objektivi real i skuadres ne kete edicion. Duhet te fitojme patjeter ne ndeshjen me Aden pavaresisht se luajme ne fushe kundershtare. Nuk kemi asnje arsye perse ta komplikojme situaten tone deklaroi Dede. Kupa eshte objektivi yne real dhe nuk mund te bejme gafa sepse ne rast te kundert rrezikojme ta cilesojme kete sezon te deshtuar qe tani. Fitorja 3-1 e se shtunes perballe Elbasanit ne kampionat ka risjelle qetesine ne radhet e klubit kryeqytetas qe vazhdojne te renditen ne vendin e 4-t me 18 pike te grumbulluara ne 12 ndeshje. Tirana pritet te paraqitet ne fushe me pjesen me te madhe te titullareve pavaresisht faktit se ne fundjave ata do te presin ne shtepi Flamurtarin kryesuesin e Kategorise Superiore. Kupa e Shqiperise shihet si nje menyre e mire per te lare mekatet dhe kjo nuk mund te thuhet vetem per Tiranen. Edhe dy skuadra te tjera elitare Shkumbini e Besa do te kerkojne te shlyejne ecurine e dobet ne kampionat. Nderkohe Bylisin dhe Elbasanin i presin dy sfida mjaft te veshtira perkatesisht me Flamurtarin e Vllaznine. Gjashte nga tete ndeshjet e ketij turi do te luhen sot ndersa takimet Kastrioti-Shkumbini e Skenderbeu-Teuta zhvillohen neser.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›