E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Limaj kerkon sqarime per trenin serb

Ministri i Transportit, Fatmir Limaj, kerkoi dje sqarime nga EULEX dhe Ministria e Puneve te Brendshme se si eshte lejuar te qarkulloje treni i shtetit serb ne territorin e Kosoves, pa lejen e autoriteteve vendore. Pas nje vizite qe u beri Hekurudhave te Kosoves ne Fushe-Kosove, ai tha se pergjigjja e EULEX-it eshte se shume shpejt misioni i BE-se do te shtrije autoritetin ne te gjitha pjeset e Kosoves dhe nuk do te kete me qarkullime ilegale te trenave ne vend. "Ne nuk merremi me politika ditore te Serbise, por ne kemi vizion me afatgjate. Jam shume i bindur se pas vendosjes se ligjit ne ate pjese te Kosoves nuk do te lejohet futja e trenave te Serbise pa lejen e autoriteteve te Kosoves", deklaroi Limaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›