E rralle, vdes duke vajtuar
Lezhe- Nje ngjarje e rralle ka ndodhur pak dite me pare ne Tale te Lezhes. Filip Rexha, i njohur ne gjithe zonen si vajtues i te vdekurve, ka pesuar infrakt ne nje prej procesioneve dhe me pas ka nderruar jete ne spital. Sipas deshmitareve, 59 vjecari ka qene duke vajtuar me britma para nje te vdekuri nga Talja e Lezhes, por pas pak minutash nuk eshte ndjere mire. I derguar me urgjence ne spitalin e qytetit, vajtuesi Filip Rexha, i thirrur ndryshe edhe "britmetari", nuk ka reaguar me. Mjeket kane konfirmuar se ishte goditur nga nje infarkt i rende miokardiak, pikerisht ne momentin kur po kryente ritualin e tij para arkivolit.
Ndre Keli, banues ne Lezhe, thote me dhimbje per gazeten "KJ" se e dinte qe dicka do t'i ndodhte. "Ne vdekjet e parakohshme, apo te djemve te rinj, ai vuante thelle ne shpirt. Per Rexhen nuk kishte asnje rendesi fakti se i ndjeri nuk kishte asnje lidhje me te, ai e vuante vdekjen me te gjithe fuqine e shpirtit", shprehet Keli qe ka qene deshmitar. Sipas tij, Rexha e transmetonte dhimbjen permes vargjeve te sajuara ne moment, per te gjithe te pranishmit ne ceremonine mortore. "Megjithese e derguam me te shpejte per ne spital, mbajtja ne jete nuk qe e mundur nga mjeket, pasi goditja ishte e forte", tregon deshmitari per gazeten.
Filip Rexha ushtronte kete profesion prej 20 vitesh dhe shkonte i thirrur ne shume raste vdekjesh qe nga Malesia e Kelmendit, Lezha, Mirdita, Kruja, Fushe Kruja etj. I ndjeri kishte lindur ne Gjader, nderkohe qe prej vitesh ishte vendosur me familjen e tij ne Lezhe. Ne raste ceremonish vihej perballe arkivolit dhe me britma te fuqishme vajtonte duke folur per jeten, aktivitetin dhe dhimbjen per vdekjen. Javen e kaluar, ai eshte percjelle po me britma, nga bashkepunetoret e tij me te ngushte, Kolec Makaj, Pal Sykaj dhe Marku i Bokes.
Filipi vajtoi dhe marinsin Marku
Ne rrethin e Lezhes, Filip Rexha kujtohet gjate per pjesemarrjen e tij ne ceremonine e vdekjes se marinsit shqiptaro-amerikan, Gentian Marku, nga fshati Piraj, qe humbi jeten ne Irak tre vjet me pare. Nje vajtim i tille ku protagonisti quhet britmetar, ka qene tradite e hershme ne Malesine e Madhe dhe ne nje sere zonash te tjera ne Veri te vendit. Nderkohe qe Filip Rexha ishte nder te paktet persona ne Lezhe, i cili kishte mundur qe te ringjallte kete rit te harruar prej dekadash.
Aleksander Ndoja