E Shtunë, 31 Tetor 2026

Funerale ne varrezat e mbyllura

Te pakten 5 funerale dyshohet se jane zhvilluar gjate dy muajve te fundit ne varrezat e fshatrave Shtyllas dhe Pojan ne rrethin e Fierit. Siperfaqja prej 5 hektaresh eshte mbyllur qe nga muaji maj i vitit 2006 me nje vendim te posacem te Keshillit te Qarkut Fier dhe Keshillit te Komunes Ndermenas. “Per kete siperfaqe toke jane tashme ne konflikt Ministria e Kultures dhe Kisha Ortodokse”, pohuan per gazeten “Koha Jone” burime zyrtare nga Keshilli i Qarkut Fier. Kjo siperfaqe toke eshte ne brendesi te 250 ha toke, qe disponon Parku Kombetar arkeologjik i Apolonise. Per banoret e dy fshatrave u caktua nje tjeter vend, qe do te sherbente si varreze publike. Por duket se fshataret e ketyre zonave jane teper “te dashuruar” pas varrezave te vjetra, pavaresisht se ajo tashme eshte nje zone e destinuar per germime arkeologjike. Burime nga punonjesit e Parkut Kombetar te arkeologjise bejne te ditur se kater dite me pare ne keto varreza te mbyllura u krye nje tjeter ceremoni varrimi. “Ne nuk kemi fuqi t’i ndalojme, ndersa shteti nuk po nderhyn”, beri te ditur nje prej punonjesve te parkut. Disa muaj me pare ka qene vete ministri i Kultures, Ylli Pango dhe Instituti i Monumenteve te Kultures qe kane kryer nje denoncim prane uniformave blu, por duket se situata nuk ka ndryshuar.
Xhemil Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›