E Diel, 1 Nëntor 2026

Raiffeisen Bank tani me shërbimin më të ri, Mobile Banking

TIRANE- Raiffeisen Bank ka lançuar shërbimin më të ri të bankingut elektronik, Mobile Banking. Ky shërbim i lejon klientëve që të kryejnë transaksione financiare nga kudo, në çdo kohë, 24 orë, cdo ditë, pa ndihmën e punonjësve të bankës.

“Ajo cfarë u duhet klientëve është një telefon celular që ka akses interneti dhe /ose aplikacionin Java për të filluar, pasi të jenë regjistruar në një nga degët ose agjencitë tona”, sqaron kjo bankë.

Duke përdorur telefonat celularë, klientët mund të marrin informacion përmbledhës mbi aktivitetin e llogarive të tyre bankare, rreth historikut të transaksioneve të kartave të kreditit, rreth kartave të debitit, rreth kredive dhe depozitave, të paguajnë faturat etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›