E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet droge tre ne pranga

Policia e Qarkut Gjirokastër ka arrestuar në flagrancë tre shpërndarës të lëndëve narkotike, dy prej të cilëve nga Kosova, si dhe ka sekuestruar rreth 10 kg mariuanë.

Të arrestuarit janë Rinor Lila, lindur dhe banues në Prishtinë , Blerim Zeqiri lindur dhe banues në Prishtinë dhe Denis Fata lindur dhe banues në Tiranë. Në bazë të operacionit të policisë të koduar “Dealers” është marrë informacion se tre shtetas, dy prej tyre nga Kosova dhe një nga Tirana kishin blerë në fshatin Lazarat një sasi lënde narkotike dhe do të udhëtonin në drejtim të Tiranës me destinacion përfundimtar Kosovën.

Tre peseduesit e lëndës narkotike janë arrestuar në vendin e quajtur “Ura e Lumit” Gjirokastër, ku dy prej tyre kishin nga një çantë shpine sportive ndërsa njëri kishte një çantë dore dhe po prisnin autobusin për të lëvizur në drejtim të Tiranës. Sipas informacioneve nga uniformat blu të qarkut Gjirokastër, poseduesit e drogës do ta shpërndanin lëndën narkotike në Kosovë, në sasi të vogla në ambiente shkollore dhe lokale nate.
Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›