E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, 3 fëmijë helmohen në kopësht me bar miu

POGRADEC- Tre vogëlushë helmohen dhe dërgohen me urgjencë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në kopështin e fshatit Leshnicë të Pogradecit

Mësohet se fëmijët, dy prej të cilëve motër e vëlla janë dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ndërkohë nga hetimet paraprake burime policore  bëjnë me dije se vogëlushët dyshohet se kanë pirë bar miu.

Drejtoria e pediatrisë së spitalit të Pogradecit konfirmoi se fëmijëve u është bërë lavazh, ndërkohë ekipi mjekësor i cili bëri të pamundurën që të nxjerrë helmin nga trupi i vogëlushëve tha se të miturit tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se fëmijët A.P 3-vjece, F.P- 4-vjec motër e vëlla si dhe S.Z 3 vjec i përkasin grupit të vogël të kopështit në Leshnicë,

Grupi hetimor ka nisur hetimet, duke marrë në pyetje edukatoret dhe kontrolluar kopështin, por ende nuk ka një deklaratë nga ana e policisë në lidhje me kujdestarët e fëmijëve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›