E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Aleanca e plehut ska te ardhme

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në ceremoninë e inaugurimit të impiantit të ri të biokarbureve në Porto Romano se vendi do të shtojë investimet për përdorimin e pasurive natyrore në të mirë të qytetarëve. Në fjalën e tij, Berisha ka sulmuar dhe opozitën duke e cilësuar si “aleancën kundër plehrave të cilët nuk kanë të ardhme”.

Berisha u shpreh se kjo aleancë nuk mund të marrë votat nga plehrat. “I them anti-globalizëve se nuk keni të ardhme. Se aleanca juaj e fundit e plehut është e dëshpëruar dhe e pashpresë. Se ju nuk promovoni aspak pavarësisht pozicionit, mjedisin e shëndetshëm. Mos kërkoni vota në plehra se nuk do t`i gjeni” tha Berisha.

Ai vlerësoi këtë projekt, i i pari i këtij lloji në vendin tonë.

“Prodhohet për herë të parë biodiesel. Ky, një projekt i Shqipërisë jeshile”, tha Berisha.
Projekti në fjalë, është një një investim prej 5 milionë euro. Kreu i qeverisë tha se së afërmi Shqipëria kthehet në eksportues biodiesel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›