E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raikkonen, Brazili e motivon per te ndihmuar Massa-n

Edhe pse kete vit nuk eshte me ne listen e kandidateve per te fituar titullin, “Ice Boy” ka shprehur gadishmerine te luftoje deri ne kthesen e fundit per t’i dhene nje dore skuderise se tij qe vazhdon te qendroje ne loje me brazilianin Massa.

Gara e fundit e sezonit, ajo qe do zhvillohet ne Interlagos te Brazilit i kujton nje prej diteve me te lumtura finlandezit Kimi Raikkonen, i cili kerkon qe edhe kete sezon, skuderia Ferrari te triumfoje.


Edhe pse kete vit nuk eshte me ne listen e kandidateve per te fituar titullin, “Ice Boy” ka shprehur gadishmerine te luftoje deri ne kthesen e fundit per t’i dhene nje dore skuderise se tij qe vazhdon te qendroje ne loje me brazilianin Massa. “Ne Kine arrita rezultat te mire. Ne momentin qe dola nga lufta per titullin per mua nuk ka me ndryshim nese dal i dyti apo i treti. Skuadra eshte ne nje lufte te ashper per te dy titujt dhe do isha shume i lumtur nese do beja dicka per te ndihmuar Felipe-n. Nuk do ta harroj kurre garen e Brazilit te vitit te shkuar ku zhvillova fundjaven me te mire te jetes time. Rikthimi ne ate piste do me motivoje me shume dhe per kete jam i sigurt. Do kerkojme te perserisim dopieten dhe me pas do bejme llogarite per klasifikimin. Mbeshtetja ime do jete e njejte si ne dy garat e fundit. Provat do jene vendimtare dhe do jete shume bukur te nisemi serish nga vija e pare”, shprehet kampioni i botes ne fuqi.


Ne garen e Japonise, Raikkonen dha shenja per ringjalljen e tij pas nje periudhe te erret, duke treguar se tashme problemet per te jane lene pas. “Me bukura e Japonise dhe Kines eshte se une u riktheva ne nivelet me te larta gjate provave. Ne Shangai mund te kisha fituar por ritmi jone ishte me i ulet perballe kundershtareve. Makina nuk ishte keq por nuk ishte ne 100 %. Hamilton ishte me i shpejte ne xhirot e para dhe pas nisjes nga pit stop. Vetem nje gabim i tyre do na kishte cuar tek fitorja”, shton finlandezi ne prag te gares vendimtare te Brazilit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›