35 gola, çmenduri në Champions
“Çmendet” Liga e Kampioneve në tetë ndeshjet e para të ditës së tretë. 35 gola në tetë takime, ku rekordin e mban Vilareali me gjashtë gola kundër danezëve të Alborgut. Lioni u përgjigj e pesë gola në Rumani e Arsenali me katër në Turqi. Fitore të mëdha arriti Bajerni, Mançesteri e Juventusi.
Në grupin A, Mançester Junaitid shpërtheu në “Old Traford”, duke mundur 3-0 Sëlltikun. Bullgari Berbatov realizoi dy gola (29’, 51’), i plotësuar nga Runi në minutën e 76-të. Po në grupin E, Vilareali zhvilli tenis me danezët e Alborgut: 6-3. Rosi (28’), Kapdevila (33’), Lorente (67’, 69’, 84’), Pires (79’) shënuan për spanjollët, ndërsa për Saganoski (19’), Enevoldsen (36’) e Johanson (77’) realizuan për Alborgun.
Në grupin B, Bajerni shpërtheu kundër Fiorentinës me një fitore 3-0. Golin e parë e realizoi Kloze pa kaluar ende 4 minuta, ndërsa Shvajnshtajger dyfishoi shifrat në të 25’, Ze Roberto mbylli llogaritë në minutën e 90-të. Bajern hodhi një hap të madh drejt 16 më të mirave.
Steaua humbi 3-5 me Lionin në një ndeshje dramatike në Bukuresht. Rumunët Bernhardt (7’) e Gojan (11’) i çuan shifrat në 2-0 brenda 11 minutave, ndërsa për francezët Keita (23’) e Benzema (32’) vendosën përkohësisht ekuilibrat (2-2). Petre realizoi golin e tretë për rumunët në minutën e 44-t. Kampioni i Francës u kundërpërgjigj me dy gola të tjerë brenda dy minutash: Fred (70’) e Benzema (72’). Fred në të 90’ çoi shifrat në 5-3.
Në grupin G, Arsenali fitoi 5-2 në Stamboll me Fenerbaçen vendase. Adebajor (10’), Uollkot (11’), Diabi (22’), Song (50’) e Ramsej (90') realizuan për anglezët e Arsen Vengerit. Silvestre (19’, autogol) e Guiza (79’) shënuan për Fenerbahçen.
Po në këtë grup Dinamo e Kievit shkaktoi një tjetër surprizë, duke mundur Porton në Portugali me rezultatin 1-0: gol i Aliev në minutën e 27-të.
Në grupin H, Juventusi fitoi 2-1 me Realin. Del Piero reale një kryevepër në minutën e 5-të, Amauri dyfishoi në të 49’ për bardhezinjtë. Holandezi Van Nistelrooy në të 61’ shkurtoi diferencën.
Zeniti nuk e shfrytëzoi dot avantazhin e shtëpisë, teksa barazoi në Sënt Petërsburg 1-1 me bjellorusen Bate Borisov. Golat Teke (80’) për Zenitin e Nekhaychik (52’) për Baten.
Grupi E
Vilareal-Alborg 6-3
Man.Jun.-Sëlltik 3-0
Grupi F
Bajern-Fiorentina 3-0
Steaua-Lion 3-5
Grupi G
Fenerbahçe-Arsenal 2-5
Porto-Dinamo Kiev 0-1
Grupi H
Zenit-Bate 1-1
Juventus-Real M. 2-1
E Marte, 21 Tetor 2008