Rajan Babel mendon largimin nga "Anfilld"
Rajan Babel mendon largimin nga Liverpuli. Edhe pse u transferua me shumë bujë në vitin 2007 nga Ajaksi, mesfushori holandez nuk aktivizohet rregullisht nga trajneri Rafa Benitez. Vini Hatreçt, menaxheri i 21-vjeçarit, zbuloi se së fundmi Babel i kërkoi klubit anglez që të kthehej në formë huazimi tek Ajaksi. "Rajan kërkon të luajë më shumë. Në Amsterdam ishin entuziastë për rikthimin e tij, por Liverpuli nuk e pranoi këtë mundësi. Trajneri Benitez e cilëson shumë të rëndësishëm".