Anglia i thotë "Jo" tavanit të rrogave
Kampionati anglez i thotë jo tavanit të rrogave. Numri 1 i Premier League, Riçard Skudamore, ka refuzuar hipotezën e hedhur si propozim në ditët e shkuara nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Francezi kishte propozuar vënien e një tavani rrogash, si masë kundër krizës ekonomike. "Nuk mund të fiksohet një tavan shpenzimesh për një klub, që disponon 230 milionë sterlina për të harxhuar, u shpreh Skudamore. Kjo do t‘i bënte klubet angleze më pak kompetitive në nivelin ndërkombëtar. Ky sistem mund të funksionojë në Amerikë, por jo këtu.