E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajkard: Barça, kthim në identitet


Altin B. Kodra

Dy humbje radhazi, përballë Celsit dhe Realit të Madridit, e kanë detyruar trajnerin e Barcelonës, Frank Rajkard, të rishqyrtojë skemat e tij, duke mos ngurruar të fajësojë veten për rënien e formës së skuadrës katalan. "Unë nuk kam punuar edhe aq mirë", - pohoi kreu i paninës katalan. "Rreshtimi dhe stili i lojës nuk kanë qenë edhe aq të qarta, ashtu sikundër edhe ndërrimet që unë kam bërë, nuk na kanë ndihmuar të fitojmë në dy ndeshjet e fundit", - shtoi më Rajkard, duke folur për Radio "Katalunjën". Kampionia e Evropës dhe e Spanjës u mund 0-1 përballë Celsit në Londër mesjavën e shkuar në Ligën e Kampioneve dhe vijoi të mundej 0-2 në fundjavë, përballë rivales së përjetshme, Realit të Madridit në stadiumin "Santiago Bernabeu". Sistemi i rotacionit, i përdorur nga trajneri katalan, është kritikuar nga shtypi sportive barcelonas, dhe ky duket se është "thembra e Akilit" për Rajkardin. "Morali i skuadrës është i mirë, por tani mendoj se është koha të rikthehemi te parimet bazë", - tha më tej holandezi. "Mbase unë jam përqendruar më shumë se c'duhet në administrimin e disa gjërave të vecanta, në mënyrë që të luante ky apo ai lojtar, dhe kam lënë kështu mënjanë në atë që ishte në të mirën e përgjithshme të skuadrës, - vijoi Rajkard. – Kam bërë gjëra që kanë ndikuar mbi skuadrën dhe na kanë bërë t'i largohemi skemeva tona të zakonshme taktike. Kjo skuadër nuk ka funksionuar sic duhet dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Ky ishte një paralajmërim për mua dhe po e marr seriozisht." Kryesuesja e kampionatit spanjoll përballet sot në një derbi katalan me skuadrën e kategorisë së tretë, Badalona, në turin e katërt të Kupës së Mbretit (Kupës së Spanjës), si dhe pret në kampionat. Gjithsesi, trajneri i Barcelonës i ka kujtuar skuadrës së tij se ajo "kishte humbur vetëm një ndeshje dhe jo kampionatin", pas asaj humbjeje të pësuar të dielën në kampionat përballë Realit të Madridit. Rajkardi nuk e fshehu zhgënjimin, pasi gjigantja katalan u mund 0-2 në "Santiago Bernabeu", por trajneri u ka kërkuar lojtarëve që të përqendrohen te tabloja më e gjerë e gjendjes dhe jo te një paraqitje e vet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›