E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1: Një biografi e “Shumit”, në fund të nëntorit

Një libër i titulluar "Mikael Shumaker", kushtuar shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, i cili i dha fund karrierës të dielën, pas Cmimit të Madh të Brazilit, do të publikohet në fund të nëntorit, bëri të ditur filiali i botuesit të gazetës "Süddeutsche Zeitung". Ky libër është shkruar nga Sabine Kehm, ish-gazetare dhe zëshënëse personale e Mikale Shumakerit, që nga viti 2000. Libri do të përshkruajë karrierën dhe jetën private të kampionit 37-vjecar gjerman, duke u ilustruar me foto të ndryshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›