Skela nesër kundër idhullit të tij, Francesko Totit

Ervin Skela do të luajë nesër kundër idhullit të tij: Francesko Totit. Askoli do të përballet nesër me Romën në kryeqytetin italian dhe fantazisti shqiptar do të jetë pjesë e formacionit të parë të teknikut Atilio Teser. Askoli lajmëroi gjithashtu se ka siguaruar shërbimet e Di Biaxjos. Ja dhe formacioni fillestar i Askolit: Pagliuca, Nastase, Cudini, Pecorari, Lukovic, Job, Pecchia, Fontana, Fini, Skela, Bjelanovic.
Askoli ndodhet ne vendin e 16 me 3 pike, ndersa Roma ne vendin e trete me 13 pike.