“Rajoni të jetë pjesë e Unionit brenda vitit 2014”

Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor, Kryeministri grek Jorgos Papandreu
Greqia mbetet e angazhuar që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Europian brenda katër vjetësh. Ishte kjo deklarata e kryeministrit grek Jorgos Papandreu i cili u takua mbrëmë në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun.
Ata diskutuan për një sërë çështjesh mes të cilave edhe integrimin e vendeve të rajonit në BE. “Greqia ka propozuar që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes europiane brenda vitit 2014. Ne besojmë se kjo është një datë simbolike pasi do të shënonte fundin e 100 vjet trazira që ka përjetuar ky rajon që nga fillimi i luftës së parë botërore. Europa është një projekt paqeje për të gjitha këto vende”, tha Papandreu.
Kryeministri grek deklaroi gjithashtu se është i bindur se ka një zgjidhje për çështjen e Qipros, bazuar në rezolutat e OKB-së