E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajoy Nuk kemi vendosur ende

Kryeministri spanjoll dhe lideri i populistëve Mariano Rajoi ka ritheksuar se Spanja nuk ka vendosur akoma nëse do i kërkojë ndihmë Europës. Por është i sigurtë se nëse një gjë e tillë do të ndodhë, ai nuk do të lejojë që vendit të tij ti imponohen rregulla apo axhenda. Për Madridin në fakt është gati që nga muaji qershor një plan europian prek 100 miliard eurosh për të shpëtuar bankat iberike, Nuk do të them se cilat janë linjat e kuqe q nuk duhet të kalohen, është shprehur Rajoi. Besoj vetëm se duhet të shkurtojmë borxhin publik, dhe impenjimi ynë kryesor si deh sfida më e madhe është pikërisht ky për vitet në vijim. Rajoi ka shtuar se nuk do i pëlqente dhe nuk do i pranonte që ti diktonin se cilat do të ishin politikat konkrete, pra se ku duhen bërë shkurtimet. Por sipas tij Spanja duhet të minimizojë deficitin publik si Franca dhe vendet e tjera brenda Bashkimit Europian. Deklaratat e Rajoit vijnë në një moment ku janë ende të freskëta protestat e familjeve spanjolle për rritjet e taksave në shpenzimet shkollore që kanë kaluar nga 18 deri në 21 për qind. Vendi ndodhet në recesion dhe me një papunësi që ka arritur në nivelin e 24 për qindëshit. Spanja ka nisur një plan reduktimesh për të grumbulluar më shumë se 100 miliardë euro brenda vitit 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›