Rajs thotë se vizita e saj në Libi tregon se Uashingtoni nuk ka armiq të përjetshëm

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs në takimin me udhëheqësin e Libisë Moamar Gadafi, 5 shtator 2008
Sekretarja
amerikane e Shtetit, Kondolisa Rajs, tha e marrëdhëniet mes Shteteve të
Bashkuara dhe Libisë kanë shënuar një fillim të mirë, pasi ajo u takua me
presidentin Moamar Gadafi, gjatë një vizite të rëndësishme në kryeqytetin e
vendit, Tripoli.
Kjo është vizita e parë e shefit të diplomacisë amerikane në këtë vend të Afrikës së Veriut në 55 vjet dhe shënon fillimin e "një kapitulli të ri" në marrëdhëniet amerikano-libiane pas disa dekadash armiqësie.
Sekretarja Rajs u takua dje në Tripoli, me zotin Gadafi në rezidencën e tij në Tripoli. Në një konferencë shtypi pas bisedimeve, ajo tha se të dy palët diskutuan për bashkëpunimin në fushat e tregtisë, kulturës dhe arsimit. Libia është një nga eksportuesit e mëdhenj të naftës.
Ministri i Jashtëm i Libisë, Mohamed Abdel-Rahman Shalgam tha në të njejtën konferencë shtypi se të dy palët diskutuan gjithashtu për luftën kundër terrorizmit dhe gjendjen në Irak dhe në rajonin plot trazira të Darfurit në Sudan.
Sekretarja amerikane e
Shtetit, Kondolisa Rajs, tha se vizita e saj në Libi tregon se Uashingtoni nuk
ka armiq të përjetshëm, por theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Libia kanë ende
një rrugë të gjatë për të bërë para se të konsolidojnë marrëdhëniet bilaterale. //iç//