E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet mbajne te izoluar banorët në veri të vendit

TIRANE- Reshjet e dëborës të rëna me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit, kanë mbuluar gjithë zonën verilindore e veriore të vendit, ndërsa janë bllokuar mijëra banorë të zonave të thella malore.Në Kukës reshjet e borës, që kanë rënë gjithë natën kanë pushuar sot në mëngjes, por temperaturat shumë të ulëta kanë krijuar shtresa akulli në disa akse. Akulli ka vështirësuar lëvizjen në e mjeteve në disa akse rrugore si Morine-Kukës -Qafë Shllak, Kukës-Shishtavec, Kukës - Bushtricë, Krumë -Kukës, Krumë-Qafë Prush. Rrugët janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.  Policia paralajmëron qytetarët në këto zona që të evitojnë lëvizjet e panevojshme drejt Tiranës , ndërsa shoferët të pajisin mjetet e tyre me zinxhirë.Në Kukës janë ende të bllokuara komuna Gryk Caj, Zapod, Arren, Kalis, Gjinaj(e rrethit të Hasit) dhe Lekbibaj (e rrethit të Tropojës)Grupet e riparimeve të nënstacioneve elektrike kanë riparuar defektin në nënstacionin e Kalimashit, i cili la dje Kukësin dhe Hasin disa orë pa energji.  Mësohet se tashmë situata është përmirësuar dhe nuk ka kufizime të energjisë, përvec rasteve të mbingarkesës. Shtabi i emergjencës po ndjek situatën ndërsa raporton se nuk ka raste ku janë raportuar mungesa të ushqimeve nga banorë të fshatrave të izoluar. Në qarkun e Dibrës reshjet e dëborës vazhdojnë të bien ndërsa termometri shënon temperatura shumë të ulëta. Shtabi i emergjencave, të cilat i është referuar NEWS24 janë të bllokuara fshatrat në komunat e Kalasë së Dodës, së Lurës dhe të Tominit. Në Bulqizë janë të bllokuara fshatrat në komunat Ostren, Zercan, Krastë, Selishtë dhe Trebishtë. Në Mat është e bllokuar komuna Xibër. NEWS24 informon se në komunën Zercan, banorët e fshatrave Tërnovë e madhe dhe Tërnovë e vogël janë të izoluar nga bora prej 7 ditësh. Nga kontakti që NEëS24 ka pasur me vendorët është informuar se kanë marrë masa për ti ardhur në ndihmë borëve, por të kontaktuar me telefon këta të fundit deklarojnë se asgjë nuk është bërë për ta.Akset nacionale janë të kalueshme me vështirësi si dhe vetëm me përdorimin e zinxhirëve nga automjetet. Ndërmarrjet e pastrimit të rrugëve vazhdojnë të hedhin skorie e kripë nëpër akse për të zhbllokuar rrugët nga bora si dhe për të shmangur krijimin e akullit. Në Qarkun e Shkodrës, në Pukë janë të bllokuara komunat Fierzë, Iballë, Blerim. Në të trija këto komuna mungon energjia elektrike që prej dy ditësh. Mësohet se reshjet e borës vazhdojnë të bien, ndërsa temperatura ka arritur deri në -6 gradë celcius në Qafën e Malit. Të gjitha akset janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa është bllokuar lëvizja e automjeteve të tonazhit të rëndë.Në Fushë Arrëz- Qafë e Malit nuk lejohet lëvizja e automjeteve të rëndaNdërsa në juglindje të vendit reshjet e borës kanë pushuar. Në Korcë temperatura shënon -4 gradë. Ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akse nacionale për shkak të ngricave por nuk ka bllokim të tyre.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›