E Diel, 1 Nëntor 2026

Raketat në paradën e Koresë së Veriut ishin një mashtrim

Share

Në fillim të muajit, një paradë në kryeqytetin e Koresë së Veriut tërhoqi vëmendjen e ekspertëve perëndimore. Shkak u bënë gjashtë raketa balistike interkontinentale.

Ishte hera e parë që po bëheshin publike dhe dukej një hap i rëndësishëm përpara në ambiciet e Koresë së Veriut për programin e zhvillimit të raketave.

Por sipas BBC, pas studimit të kujdesshëm të raketave nga një skuadër me ekspertë gjermanë të armëve, është arritur në përfundimin se ato ishin false.

Fillimisht ishte dyshuar se raketat mund të kishin ardhur nga Kina, por kjo do e kishte vënë në siklet Pekinin.

Ekspertët gjermanë Markus Schiller dhe Robert Schmucker kanë publikuar një ekspertizë mbi raketat.

Sipas tyre, kjo është një praktikë e zakonshme. Edhe në Gjermaninë Lindore më përpara, armatimi që ekspozohej ishte fals ndonjëherë. Kështu ndodh në Iran dhe në Pakistan. Edhe në vitin 2010 raketat që u ekspozuan nga Koreja e Veriut ishin false.

Por pse ndodh diçka e tillë?

Natyrisht për të pretenduar se ke diçka që nuk e ke. Por edhe për faktin se raketat reale janë shumë të shtrenjta dhe mund të dëmtohen në paradë. Në Korenë e Veriut ka ndodhur që janë ekspozuar raketa false, por që më vonë rezultoi se të vërtetat ekzistonin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›