E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA- Liri Berisha merr pjesë në konferncën për autizmin

New York- Bashkëshortja e kryeministrit Berisha dhe njëkohësisht presidentja e Fondacionit Fëmijet Shqiptarë, Liri Berisha, gjatë vizitës në SHBA ka marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Autizmin.

Në këtë takim ka pasur organizata nga e gjithë bota dhe është diskutuar për sfidat që përballen sot fëmijët autikë dhe gjetjen e mënyrave për ta luftuar autizmin.

Sipas znj. Berisha mënyra më e mirë për ti bërë ballë autizmit është ta indetifikosh atë që në momentin kur fëmijët janë të vegjël, si dhe nevojitet trajtimi i tyre përmes ndihmës sociale.

Gjithashtu ajo ka prezantuar dhe situatën në Shqipëri dhe ka treguar mbi arritjet për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›