E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali breshkë bëhet normal

Një fëmijë me pseudonimin djali breshkë, për shkak të një nishani gjigand që kishte në kurriz, të ngjashëm me zhguallin e një breshke, tani mund të lëvizë lirisht falë një operacioni të kryer në Britani. Didier Montalvo, gjashtë vjeç, nga Kolumbia, ishte prekur nga ky rast i rrallë Congenital Melanocytic Nevus i cili mund të kthehej në një masë malinje, por nëna e tij nuk mund të mblidhte para për operacionin. Në fshatin e djalit besohej se nishani kishte dalë pasi ai ishte ngjizur gjatë një eklipsi. Ata mendonin se gjashtëvjeçari ishte prekur nga forcat e  së keqes, që do të thotë se atë nuk do ta pranonin në shkollë apo nuk mund të pagëzohej. Unë dua të rritem, por nishani nuk më lë, ishte shprehur Didier më parë. Një kirurg në Britani e mori përsipër ta operojë falas, pasi dëgjoi për të në një dokumentar. Historia e djalit u transmetua mbrëmë e plotë në Channel 4, Britani. Mjeku tha se rasti i Didier ishte më ekstremi që i kishin parë sytë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›