E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemërim për ligjin seks me bashkëshorten e vdekur

Për bashkëshortët egjiptianë se shpejti do të jetë e ligjshme të bëjnë seks me gratë e tyre edhe pasi të kenë vdekur, deri në gjashtë orë pas ndarjes nga jeta. Ligji i ri i debatueshëm është pjesë e një sërë masash të paraqitura në Parlamentin e dominuar nga islamikët. Në të parashikohet që mosha e martesës të ulët në 14 vjeç, dhe heqja e të drejtave të grave për tu arsimuar dhe punësuar. Këshilli Nacional Egjiptian i Grave ka nisur një fushatë kundër këtyre ndryshimeve, duke argumentuar se duke lënë mënjanë dhe duke minuar statusin e grave, vendi do të ketë një impakt negativ për zhvillimin human. Legjislacioni i ri do të interpretohet në Parlament nën interpretimin fetar. Diskutimi mbi të drejtën e një bashkëshorti për të bërë seks me gruan e  vdekur nisi në maj 2011, kur kleriku maroken, Zamzami Abdul Bari, tha se martesa mbetet e vlefshme edhe pas vdekjes, sipas Daily Mail.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›