Aqif Rakipi në “litën e zezë” të SHBA, reagon i biri, deputeti, Orlando Rakipi

Pas shpalljes “non-grata” nga SHBA të ish-deputetit, Aqif Rakipi, ka reaguar djali i tij, Orlando Rakipi. Ai shprehet se babai i tij është i pastër, ndërsa thekson se është i gatshëm për të dhënë dorëheqjen.
“Ka lindur në demokraci. Jam pro amerikan, si dhe babai im po ashtu. S’e di çfarë është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni. S’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër. Babai im është i pastër. Ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëjë gjithçka”, tha ai.