E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj: Me Ujkanin, Shqipëria e sigurt

Është një ndër tre portierët e grumbulluar me kuqezinjtë, por mosha dhe fakti se nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, e kanë shndërruar në rezervën e atij që ndoshta nuk e kishte imagjinuar se do ta merrte fanellën me numrin 1 kaq shpejt. Por Beqaj nuk është aspak i mërzitur për këtë fakt, madje i thur elozhe portierit të Novarës. “Ujkani? është një lojtar shumë i mirë. Këtë e ka treguar sezonin e fundit në Itali. Portier me shumë perspektivë. Si në të kaluarën dhe të ardhmen Shqipëria nuk do të ketë probleme në portë,” thotë Beqaj duke pranuar në një farë mënyre edhe spostimin e tij nga portier i parë në të dytë. Por, ai ka arritur në një pikë ku i duhet të vlerësojë situatën e tij. Megjithatë, Beqaj ndjehet me fat që nuk i ka hequr ende dorezat. “Jam me fat që luaj akoma dhe nuk jam trajner. E rëndësishme është që të ndihmojmë kombëtaren. Për këtë jemi këtu. Pastaj është puna e trajnerit që të vendosë në fushë atë që është në gjendjen më të mirë. Mua më mungojnë ndeshjet. Nuk kam luajtur muajt e fundit për shkak të dokumentacionit”, thotë kosovari, që më pas deklaron se ndjehet mirë në Qipro dhe se ka ndërmend të qëndrojë aty edhe pasi të mbyllë karrierën si futbollist. “Për të ardhmen kam vendosur Qipron. Për familjen, fëmijët kam bërë një zgjidhje duke parë përtej futbollit. Për të ardhmen e them edhe një herë. Sa herë që më kërkohet një gjë do mundohem të jap maksimumin. Në momentin që do të shoh se ekipi kombëtar nuk ka nevojë për Arjanin...,” përfundon Beqaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›