Rally i Dakar Roma e Verhoeven fitojne etapen e 12-te
Etapa e 12-të e Rally-t të Dakarit është fituar nga Nani Roma për makina dhe Frans Verhoeven për motorë, ndërsa nga Argjentina gara u rikthye në Kili.
Pas rreth 3 orëve e gjysmë në timon, spanjolli Roma mposhti amerikanin Robby Gordon, i cili ishte mbi 4 minuta i distancuar me Hummer.
Rezultatet e kësaj dite kanë thelluar dominimin e Stephane Peterhansel, që me makinën e tij Mini mbetet në krye të klasifikimit. Francezi po ecën i sigurt drejt titullit të dhjetë në karrierë.
Në konkurrimin për motorë, fitues ishte holandezi Verhoeven me Yamaha, ndërsa francezi Cyril Despres me KTM vazhdon të jetë i pari në klasifikimin e përgjithshëm.
Ai u ndihmua nga shoku i skuadrës, Ruben Faria i cili e mbrojti nga sulmet e kundërshtarëve dhe e mbylli garën i dyti.