E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia prezantohet Artan Bushati

Vllaznia ka formalizuar emërimin e trajnerit Artan Bushati, i cili ka zëvendësuar të larguarin Shpëtim Duro. Drejtuesi i ri i stolit i ka të qarta vështirësitë në këtë detyrë, të cilën e cilëson si detyrim qytetar.

Prej kohësh kishte studiuar skuadrën. Madje po punonte edhe për merkaton. Pak orë pas largimit të Shpëtim Duros, në stolin e Vllaznisë u formalizua emërimi i Artan Bushatit.

Ish-trajneri i ekipit përfaqësues Under-21 kthehet pas 12 vitesh në stolin e Vllaznisë, por detyra nuk është e thjeshtë.

Bushati e cilëson më tepër si detyrë qytetare drejtimin e skuadrës në këtë moment krize.

Përpara shtrëngimit të duarve, klubi ka bërë një premtim.

Projekti i klubit do të diskutohet me Agron Çelën, që do të drejtojë skuadrën, pas akordit për bashkëpronësi me Bashkinë Shkodër.

Vllaznia renditet e deri pas mbylljes së fazës së parë të Superligës, me 17 pikë dhe është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›