E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha vrerë mbi opozitën dhe prokurorinë

“Sot i dhamë lamtumirën të katërtit shqiptar të pafajshëm, që humbi jetën në demonstratën e popullit opozitar kundër pushtetit që vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.

Ndërkohë Saliu i Koalicionit të Turpit edhe sot, vijoi të shfryjë baltë e vrer mbi opozitën, prokurorinë e shtypin. Madje shkoi aq larg, sa jo vetëm i’u rikthye akuzës kriminale të natës së parë se vrasjet e 21 janarit i bëri opozita, po edhe 26 të vrarët e Gërdecit i’a faturoi opozitës përmes njëri prej zëdhënësve të tij”, theksoi Rama.

Ai shtoi se me këto deklarata, kryeministri tregoi se sa e drejtë është beteja e opozitës për t’i hapur rrugë një zgjidhjeve të re për Shqipërinë. “Ne nuk do të ndalemi në betejën tonë për liri e të drejta të panegociueshme, nuk do të ndalemi në kërkesën tonë për largimin e Koalicionit të Turpit, nuk do të ndalemi në përpjekjen tonë për drejtësi e zhvillim në këtë vend, nuk do ndalemi në rrugën tonë drejt një zgjidhjeje të re për Shqipërinë”, përfundoi Rama.

                                                                                             2011-02-07 21:37
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›