E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theret me thike ne bilardo kapet autori

Nje 26-vjecar eshte qelluar per vdekje me thike gjate nje sherri ne nje bilardo nderkohe qe pas nje pune te shpejte policia ka mundur te identifikoje dhe te arrestoje autorin e ngjarjes. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e se henes ne nje lokal ne qytetin e Pogradecit kur Sulo Oparaku 26 vjec nga fshati Memelisht dhe aktualisht banues ne Tirane eshte qelluar me thike nga Mentor Xhyra 20 vjec nga Selca e Siperme Pogradec. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te policise lokale sipas te cilave mesohet se viktima eshte goditur me mjete te mprehta thike dhe fatkeqesisht me pas gjate rruges per ne spital ka gjetur vdekjen. Pas njoftimit te marre nga ana e policise eshte organizuar puna ne drejtim te identifikimit dhe venies perpara pergjegjesise ligjore te autorit te kesaj ngjarjeje ku pas verifikimeve te bera u be i mundur zbulimi dhe shpallja ne kerkim e Mentor Xhyres 20 vjec i padenuar me pare. Me qellim gjetjen dhe kapjen e tij si dhe zbardhjen e motivit te kesaj ngjarjeje u organizua puna nga forcat e policise ne Drejtorine e Policise se Korces ne bashkepunim me komisariatin e Pogradecit te cilat krijuan pikat e kontrollit ne vendet e mundshme ku mendohej kalimi i autorit. Policia tha se rreth ores 100 pas mesnates se te henes u be e mundur kapja dhe arrestimi i autorit te dyshuar te vrasjes. Nderkohe pas hetimeve paraprake te kryera nga policia mesohet se motivi i vrasjes ka qene nje konflikt banal mes dy te rinjve te ndodhur dy dite me pare ne kete lokal. Gjithashtu policia ka bere te ditur se viktima Sulo Oparaku ka qene i denuar me pare per Trafikim te qenieve njerezore. Materialet e perpiluara per kete rast i kaluan prokurorise per veprime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›