Rama- Zelenskit: Kosova ka mbështetur të gjitha sanksionet kundër Rusisë, ndonëse Ukraina nuk e njeh

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Ukrainës, Zelenski, si dhe homologun e tij të Malit të Zi, Abazoviç, kryeministri Edi Rama, i tha presidentit ukrainas se ndonëse Ukraina nuk e njeh Kosovën, kjo e fundit ka ndërrmarë të gjitha sanksionet e mundshme kundër Rusisë. Sipas zotit Rama, ky veprim nga ana e Kosovës, tregon mbështetjen që kanë kosovarët me popullin ukrainas në këtë moment të vështirë.
“Merrni shembull Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën. Të gjitha janë në mbështetje. Ka dhe një vend që Ukrainë ende nuk e ka njohur. Eshtë Kosova që po bën ekzaktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që jemi në një linjë të mirëkrahasuar. Besoj fort që është gjëja e duhur për t’u bërë. Ukraina e kërkon. Le t’i jepet statusi i vendit kandidat. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE-së e ardhmja e tyre është në familjen e BE-së. Kjo është ajo që nënkupton”, tha Rama.
/rtsh.al/